• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Enver Bytyçi

Lexova diku një profesor tek shkruante se “I paudhi” Sali Berisha shan Shqipërinë në PPE. Një tjetër profesor, ish ambasador i shkarkuar për korrupsion, po ashtu qorton në seri artikujsh “sharjet” që kreu i opozitës i bën narko-qeverisë shqiptare, por që ky (këta) profesorë e identifikojnë me Shqipërinë.  Denoncimi i farsës së zgjedhjeve të 11 majit nga ana e opozitës dhe kreut të saj po interpretohet nga mediet e pushtetit dhe “profesorët” e dashuruar me diktaturën e mafies si “mallkim kundër Shqipërisë”, si “nxirje e imazhit të Shqipërisë” e madje si “tradhti” ndaj saj.

Shpreha këtë panoramë sulmesh jo për të mbrojtur atë që denoncon opozita në Bashkimin Evropian dhe politikën evropiane sa i përket farsës së zgjedhjeve të 11 majit. Ky është mision i opozitës dhe i të gjithë atyre që shqetësohen për fatet e këtij vendi. Por edhe këta profesorët e dinë më mirë se gjithkush tjetër që zgjedhjet ishin të manipuluara. Ata e dinë se administrata publike u kërcënua. E dinë se policia, prokuroria dhe SPAK mbrojtën krimet zgjedhore të patronazhistëve dhe politikanëve të Rilindjes. E kanë parë me sytë e tyre se paratë e taksave tona u përdorën publikisht për të blerë zgjedhjet (kujtoj bonuset për pensionistët, faljen e të gjitha gjobave dhe 29 mijë hektarët e kanabisit). Panë që nja tre ose katër dyzina kriminelësh u lanë të lirë të “bënin” vota për Rilindjen për t’u arrestuar ose jo pas zgjedhjeve. Nuk po numërojmë më shumë se kaq. Këto akte janë veprime publike të qeverisë madje të bashkërenduara me mafien e kanabisit.

Por as këto nuk kanë rëndësi për profesorët e dashuruar me Edi Ramën. Hiqen sikur janë të shqetësuar e në merak për imazhin e Shqipërisë. E ndërkohë janë vetë ata që e kanë shkërdhyer këtë imazh me korrupsionin e ndëshkuar, të kryer në kryeqytetin amerikan. Profesor dhe ish- ambasador që ka trashëguar postin e babait të tij, duke rrëmbyer detyrën e kryetarit të Veteranëve të Shqipërisë. Ky lloj profesori me emrin e Fatosit e mbiemrin e Tarifës, apo ai profesori tjetër që nuk u bë kurrë prift, por mbeti çyryk pas çitjaneve të Edit, nuk kanë merak Shqipërinë. Ashtu siç nuk e ka patur kurrë këtë shqetësim Baton Haxhiu, ky kloun i marrosur pas inteligjencës djallëzore të kryeministrit Rama! Ndryshe do ta kishin thënë një fjalë të vetme atëherë kur Edi Rama bllokoi ligjet kushtetuese për marrjen e statusit kandidat me pretekstin e një kryetari qarku në Fier. Ishte gabim i Berishës asokohe që ia dha Edit atë alibi. Duhej ta çmontonte alibinë e vërtetë anti-shqiptare të Edi Ramës!

Lexo edhe:

“Flamingot” jehonë në mediat e huaja/ The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për largimin e Ramës

Një prerje në besë e “Shqipërisë së re”

Këta “profesorët e famshëm” i kam lexuar vazhdimisht në publicistikën e tyre. Por nuk kam gjetur asnjë rresht të shihja merakun që ata kanë për shpopullimin e tmerrshëm të Shqipërisë. Nuk kam vërejtur asnjë moment ndonjë reagim për fyerjet e poshtërimin që kryeministri i Shqipërisë ia bën shqiptarëve. Nuk kanë shkruar asnjë fjalë për raportet negative dhe deficitet e demokracisë shqiptare nën drejtimin e Edi Ramës. Nuk kam vënë re asnjë lëvizje të tyre për faktin se Shqipëria renditet e fundit në Evropë në indekset e mirëqenies, të të ardhurave dhe treguesit e tjerë socialë të përkeqësuar. Janë “profesorët” e fasadës këta, ndërkohë që shkenca nuk është fasadë. Shkenca shkon te thelbi i fenomenit, ngjarjes, ndodhisë dhe realitetit.

Profesori nuk mund t’i humbë lidhjet e tij me të vërtetën. Aq më pak të identifikojë të vërtetën e kombit me fatin dhe bëmat e një narko-shteti e narko-qeverie si kjo e jona. Nuk ka turp më të madh për “profesorë”, të cilët teorikisht duhet të shpjegojnë teoritë e qeverisjes dhe ndërkohë marrin në mbrojtje një narko-diktaturë, madje duke i dhënë ekuivalencën me Shqipërinë. Ne e kemi përjetuar një diktaturë, të cilën e kishim identifikuar me Shqipërinë. Pas gati katër dekadave “profesorët” tanë bëjnë të njëjtën gjë. Janë aq konformistë, sa të konsiderojnë kritikat ndaj mafie-shtetit si “prishje të imazhit” të Shqipërisë. Ndërkohë që e kundërta është vlerë. Pra lufta kundër këtij narco-shteti, me qëllimin fisnik të ndaljes së hemorragjisë sonë kombëtare. Vetëm diktaturat përdorin atdheun për të përjetësuar pushtetin. Kjo po ndodh prej 12 vitesh në këtë vend të pafat, ku edhe “profesorët” bëjnë të njëjtën gjë!

Nejse, çdo shoqëri, edhe ato më të emancipuarat, prodhojnë lëpirës dhe Donkishotë, të cilët ngatërrojnë vlerën e lirisë e të demokracisë me mbrojtjen e një narko-shteti!

Etiketa: Edi Ramaenver bytycikrimiPPEqeveria RamaSali Berishazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Flamingot” jehonë në mediat e huaja/ The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për largimin e Ramës

14:55 : 24/07/2026
AKTUALITET

Një prerje në besë e “Shqipërisë së re”

13:52 : 24/07/2026
AKTUALITET

Protesta/ Rama “iu lëshohet” socialistëve: Fajin e ka administrata

13:23 : 24/07/2026
AKTUALITET

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

13:04 : 24/07/2026
AKTUALITET

Eurodeputetët në protestë, Rama: Nuk kanë lexuar ligjin! Individë me agjendë politike

12:58 : 24/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët kërkojnë llogaridhënie për korrupsionin, Rama: Mosmirënjohës! Unë u bëra trotuare

12:41 : 24/07/2026
Para

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

TË GJITHA

Mbyllet aplikacioni “One IPTV Player”, hiqet nga Google Play Store

15:39 : 24/07/2026

Misteri i vrasjes së Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë

15:26 : 24/07/2026

Vala e falimentimeve në Gjermani, alarm për ekonominë?

15:16 : 24/07/2026

Moti i keq në Korçë/ Pema rrezohet në trotuar, bllokon kalimin e këmbësorëve

15:09 : 24/07/2026

Nga Fox News te CNN/ Mediat e huaja “llogari” SPAK-ut për Zvërnecin dhe Sazanin

15:04 : 24/07/2026

Mat/ Kapet me armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal

14:58 : 24/07/2026

FOTO/ Breshëri në Devoll dëmton kulturat bujqësore

14:58 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom