• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një prerje në besë e “Shqipërisë së re”

13:52 : 24/07/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Në një përpjekje të gjatë për të treguar se e ka përthithur thelbin e “flamingove të bulevardit”, Edi Rama e ka humbur krejtësisht shënjestrën.

Teza kryesore e paktit të tij të besës me qytetarët ka qenë se duhet ta ndryshojë katërcipërisht qeverisjen dhe PS-në pasi përgjatë tre mandateve Rilindja na ka dhuruar një Shqipëri aq të transformuar, sa bashkë me të ka revolucionrizur edhe pritshmëritë e publikut.

“Njerëzit falë nesh nuk mendojnë më të keqen më të vogël, por kërkojnë: “ka dhe më mirë”. Ne e futëm vendin në “epokën e pritshmërive”, tha pak a shumë ai, duke shpallur se protesta gati dy mujore mbylli një periudhë dhe hapi një tjetër.

Për të argumentur idenë e tij se “sukseset” e udhëheqjes së tij e kanë ngritur stekën e kërkesave, ai bëri një enumercion të gjatë të transformimeve të qeverisjes 13 vjeçare: reformën në drejtësi që po dënon zyrtarë të lartë; varrosjen e kohës së radhave në sportele për çertifikata; rikthimin e dritave që dikur as nuk paguheshin dhe ndryshimin e qëndrave të qyteteve.

Lexo edhe:

“Flamingot” jehonë në mediat e huaja/ The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për largimin e Ramës

Protesta/ Rama “iu lëshohet” socialistëve: Fajin e ka administrata

Po ta dëgjoje, të dukej sikur po përjetoje një “deja vue” të Sali Berishës, në fund të pushtetit, në 2013. Edhe ai fliste për 12 mijë KM rrugë, bashkimin e kombit përmes një autostrade, ruajtjen e financave në sfondin e një krize ekonomike globale, heqjen e vizve dhe anëtrësimin në NATO. Por pavarësisht nga këto, me plot “1 miljonë shuplaka”, votuesit i thanë mjaftë më. Sepse kur është boll, është boll.

Në këtë pikë ka mbërritur edhe Rama sot, njërëzit janë të ngopur, të lodhur, të neveritur me këtë autokrat të plakur.

Kjo duket më së miri në slloganet më pikante të protestës: “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjeeeeeen” dhe kërkesën për një “Shqipëri të re”.

Por, kjo ligjësi, sa e natyrës po aq e politikës, për të qenë në kërkim të së resë, nuk është fabula që sot po rënon Edi Ramën. Ai ose nuk ka kuptuar asgjë, ose thjesht manipulon me thelbin e mesazhit të atyre mbi 100 mijë njerëzve, që u derdhën në bulevard dhe e qindra mijra të tjerëve që i mbështetën nga larg. Ata nuk janë thjeshtë të velur nga stanjacioni, të ngopur nga arritjet, të mërzitur nga ritmet jo aq të larta të zhvillimit. Jo, jo dhe jo!

Thelbi i këtij revolucioni është krejt i ndryshëm. Në vend që të vidhet më pak, ata kërkojnë përmbysjen e një modeli ekonomik. Në vend të reflektimit hipokrit, ata kërkojnë një qeverisje që mos i ndajë pasuritë kombëtare në 4-5 duar. Në vend të shifrave të sukseseve, ata kërkojnë më shumë shance të barabarta. Në vend të një pushteti të personalizuar, ata kërkojnë më shumë liri në vendimarrje. Në vend të hosanave për një lider global, që herë shitet si kandidat për kryesimin e Natos, herë si negociator për të pajtuar Turqinë me Greqinë, e herë si një akrobat që na futi në Bordin e Paqes, duan një administrator të përunjur e me fytyrë njerëzore, pa çarter privat e pa vera 33 mijë euroshe.

Ata kërkojnë një sistem të ndershëm konkurimi politik, pa kryetarë partish që vendosin gjithçka, pa vende pune që i përcaktojnë patronazhistët, pa bashibozukë që kërcënojnë arsimtarët: “Po s’na votuat ne mos u paraqisni të hënën në punë”.

Ata kërkojnë një ashansor social, ku karierrat ti vendosë suksesi dhe shkollimi dhe jo modelet e promovuara nga krimi si Sara Mile e Zeqineja.

Kjo është ëndrra për Shqipërinë e re. Ajo e një modeli katërcipërisht të kundërt, nga ai që Edi Rama ka aplikuar gjatë kësaj dekade. Në thelb ajo është një lëvizje armiqësore me trashigiminë e Ramës. Prandaj të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë. /Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramaprotestepsrevolucioni i flamingove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Flamingot” jehonë në mediat e huaja/ The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për largimin e Ramës

14:55 : 24/07/2026
AKTUALITET

Protesta/ Rama “iu lëshohet” socialistëve: Fajin e ka administrata

13:23 : 24/07/2026
AKTUALITET

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

13:04 : 24/07/2026
AKTUALITET

Eurodeputetët në protestë, Rama: Nuk kanë lexuar ligjin! Individë me agjendë politike

12:58 : 24/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët kërkojnë llogaridhënie për korrupsionin, Rama: Mosmirënjohës! Unë u bëra trotuare

12:41 : 24/07/2026
AKTUALITET

Rama pranon dështimin? “Bulevardi i Flamingove” më sfidoi! Protesta sinjal për mazhorancën

12:41 : 24/07/2026
Para

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri në Elbasan, përmbyten rrugët e qytetit (Video)

TË GJITHA

Vala e falimentimeve në Gjermani, alarm për ekonominë?

15:16 : 24/07/2026

Moti i keq në Korçë/ Pema rrezohet në trotuar, bllokon kalimin e këmbësorëve

15:09 : 24/07/2026

Nga Fox News te CNN/ Mediat e huaja “llogari” SPAK-ut për Zvërnecin dhe Sazanin

15:04 : 24/07/2026

Mat/ Kapet me armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal

14:58 : 24/07/2026

FOTO/ Breshëri në Devoll dëmton kulturat bujqësore

14:58 : 24/07/2026

“Flamingot” jehonë në mediat e huaja/ The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për largimin e Ramës

14:55 : 24/07/2026

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

14:43 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom