Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, pavarësisht se kjo e fundit i ka bërë thirrje disa herë për shfuqizimin e ligjit.
Sipas Ramës, eurodeputetët që i janë bashkaur protestës nuk kanë lexuar ligjin, dhe sipas tij në tubim ka individë me agjendë politike.
“Në protestë individë me agjenda politike, përfshi dhe disa eurodeputet, që s’e kanë lexuar fare ligjin. Ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën e BE. Fatmirësisht nuk është fjala ime kundër fjalës së atyre që mendojnë ndryshe. Do të skanohen një për një të gjitha nenet e atyre ndryshimeve. Ky konflikt i stisur do të zgjidhet për bukuri në rrugën e negociatave. S’kalon asgjë pa miratimin e Komisionit Europian.”, tha ai.













