Një 40-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak, që dyshohet se mbaheshin pa leje.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet R.T., 40 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël. Sipas policisë, ai ka precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pushkë, së bashku me një sasi municioni luftarak.
Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të arrestuarit kanë nisur procedurat ligjore për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.













