• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

17:31 : 23/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me një konsesus të plotë të të gjitha palëve, ka votuar pro kërkesës së socialistëve për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në vendimmarrje, Këshilli Bashkiak iu referua pikës c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” që thotë se Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Këshilltari i PS-së, Endrit Braimllari propozoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që të bashkohen në një të vetme, të tre kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt, ajo e PS-së, PD-së dhe Endri Shabanit, kërkesë e cila u miratua. Kjo për shkak se më herët socialistët nuk kishin marrë fare në shqyrtim kërkesat e opozitës për shkarkimin e Veliajt.

Pavarësisht konesusit të gjerë opozitë-mazhorancë, vetëm 50 këshilltarë kanë votuar pro shkarkimit, nga 61 këshilltarë gjithsej që ka Këshilli Bashkiak.

Nga kjo rezulton se pavarësisht urdhrit të Edi Ramës për shkarkimin e Veliajt, jo të gjithë i janë bindur dhe disa kanë ruajtur respektin për shkak të miqësisë që kanë patur me ish-kryebashkiakun.

Lexo edhe:

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

Më konkretisht, zyrtarisht mësohet se në votim nuk kanë marrë pjesë: Joleza Koka, Eriona Bixho, Gazmend Paja, Eris Bejleri, Ervin Dushku, Aldo Merkoçi, Alfred Muharremi, Alba Kepi dhe Fabian Topollaj. Disa prej tyre nuk ishin fare në mbledhje, ndërsa disa të tjerë nuk morën pjesë në votim.

Po ashtu, nuk janë plotësuar ende vakancat as për Romina Kukon dhe Tedi Blushin, të cilët morën mandatin e deputetit dhe janë futur në Kuvend.

Pra, pjesa më e madhe nga emrat e mësipërm i përkasin mazhorancën dhe nga kjo rezulton se vota e opozitës ka qenë vendimtare për të përcaktuar “fatet” e Veliajt.

Me bashkimin dhe të Endrit Brahimllarit, Partia Socialiste ka 35 vota në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe mjaftonin vetëm 5 prej tyre që të mos plotësonin shumicën prej 31 votash dhe Erion Veliaj do të ishte ende në detyrë.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak mungoi edhe kryetarje e komanduar në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, kanë vijuar përplasjet mes demokratëve dhe socialistëve, ku këshilltarët opozitarë kërkonin që kryebashkiakut t’i jepej mundësia për të qenë i pranishëm në mbledhje për të thënë fjalën e tij.

Erion Veliaj, në reagimet e tij, ka deklaruar se nuk është njoftuar zyrtarisht lidhur me nismën e këshilltarëve socialistëve për shkarkimin e tij, por është vënë në dijeni nga mediat, si dhe nuk i është dhënë mundësia për t’u mbrojtur.

“Unë kryetari bashkisë vetëm informohem se Këshilli Bashkiak, ditën e nesërme, në orën 16:00, ka një mbledhje, pa u informuar zyrtarisht se për çfarë do të zhvillohet kjo mbledhje dhe cili është rendi i ditës së saj, si dhe nuk kam asnjë informacion zyrtar (përveç lajmit mediatik) lidhur me garantimin e së drejtës për t’u dëgjuar në këtë mbledhje, e cila edhe pa një kërkesë nga ana ime do të duhet të më ishte mundësuar kryesisht nga ana juaj.

Ende sot, një ditë përpara vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak, nuk jam informuar zyrtarisht nga ky këshill lidhur me mbajtjen e një mbledhjeje në të cilën do të vendoset lidhur me shkarkimin tim si Kryetar Bashkie, shkaqet e shkarkimit, materialet që më ngarkojnë me përgjegjësi, sqarimet përkatëse nga ana juaj. kërkimin e sqarimeve dhe provave nga ana ime lidhur me shkeljen e pretenduar dhe materialet mbi të cilat ajo mbështetet, dhe si rrjedhojë nuk më është krijuar mundësia për t’u mbrojtur, dhënë shpjegime e dëgjuar para këtij organi kolegjial, as fizikisht e as me shkrim, për më tepër kur, duke qenë se ndodhem në kushtet e paraburgimit, bazuar në një masë sigurimi personale, mundësitë i kam të kufizuara.” – thuhej në reagimin e Veliajt.

Ndërkohë, sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Behar Zeneli i është drejtuar dy herë me letër Erion Veliajt, ku i ka kërkuar se nëse nuk e ka mundësinë që të paraqitej fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, mund ta paraqiste mbrojtjen e tij me shkrim, në mënyrë që të lexohej gjatë mbledhjes. Gjithsesi, as kjo nuk ndodhi.

Ndërkohë, si Drejtorie e Përgjithshme e Burgjeve, po ashtu edhe SPAK, në përgjigjet e dhëna në interesim të mediave, kanë bërë me dije se nuk ka patur asnjë kërkesë nga ana e Erion Veliajt për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Erion Veliaj ndodhet në burg që prej muajit shkurt kur u arrestua me urdhër të SPAK, teksa tashmë është marrë zyrtarisht i pandehur, i akuzuar për 13 vepra penale, si korrupsioni, fshehja e pasurisë, apo edhe favorizim i biznesmenëve në tenderat dhe lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Tiranës.

Gjithsesi, nenit të cilit iu referua Këshilli Bashkiak ka paqartësi dhe interpretim të kuadrit ligjor, pasi nuk përcaktohet nëse mungesa në detyrë duhet të jetë e arsyetuar apo jo.

Pas votimit të sotëm, vendimmarrja i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Qeveria më pas vendos shkarkimin.

Gjithsesi, Erion Veliaj ka të drejtë ta ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, dhe në këtë rast vendimi i qeverisë do të pezullohej, deri në një vendimmarrje të gjykatës më të lartë në vend. Mbetet për t’u parë nëse Erion Veliaj do ta ketë guximin për të kundërshtuar vendimin e Edi Ramës apo jo.

Në rast se ankimimi nuk ndodh, atëherë i hapet rrugë zgjedhjeve të reja, të cilat Presidenti i Republikës do të duhet t’i shpallë menjëherë sapo të informohet për vakancën.

Zgjedhjet e reja në Tiranë

Edi Rama i njoftoi zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës që në mbledhjen e Asamblesë së PS-së më 11 shtator, kur edhe i dha urdhrin Këshillit Bashkiak që të shkarkonte Erion Veliajt.

Në të njëjtën ditë, Rama bëri me dije se kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës do të jetë Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit ka nisur prej kohësh punën për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pasi edhe në zgjedhjet parlamentare ishte drejtuese politike e Qarkut, një situatë krejt ndryshe qëndron në kampin opozitar.

Ndërkohë, ende nuk ka një vendim të Partisë Demokratike se cili do të jetë kandidati, teksa aktualisht po negocion me forcat e tjera opozitare për t’u futur bashkë në zgjedhje. E vetmja që ka konfirmuar se do të futet më vete në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kurdo që të mbaheshin ato, është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës pritet të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Matit, Tepelenës, Dibrës, Cërrikut dhe Vlorës, të cilat po ashtu janë pa kryebashkiakë, për shkak të dorëheqjeve për arsye të ndryshme.

Etiketa: Edi RamaErion Veliajkeshilli bashkiakopozitaPDpsshkarkimiVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

22:13 : 23/06/2026
Para

Shkarkimi i Veliajt/ Teliti: Mori atë që meritonte, të ndiqen hapat ligjorë për zgjedhjet në Tiranë

TË GJITHA

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş