• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, deklaroi se mazhoranca prej dy muajsh refuzon të diskutojë shfuqizimin e ligjit 21/2024, pavarësisht kërkesës së Parlamentit Evropian.

E ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV, Zhupa u shpreh se qeveria ndodhet në një ngërç, pasi duhet të zbatojë rezolutën e PE-së, por njëkohësisht kërkon të mbrojë projektet e investimeve strategjike në zona të mbrojtura.

Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur ndryshimet ligjore për t’iu përshtatur interesave të ndërtuesve, duke pretenduar se janë favorizuar projekte private në dëm të zonave të mbrojtura dhe pasurive publike.

“Shqipëria është trajtuar si pronë private e Edi Ramës”, deklaroi Zhupa, duke e cilësuar situatën si “korrupsion legjislativ”.

Zhupa: Qartësisht ky ishte edhe debati sot në Komisionin e Kulturës, Turizmit dhe Diasporës. Janë dy muaj që nuk pranojnë ta fusin dhe as ta diskutojnë sepse janë në një ngërç. Nga njëra anë, i ka kërkuar Parlamenti Evropian, i ka kërkuar me rezolutë, dhe këta kanë marrë përgjegjësi në Parlamentin Shqiptar që do të zbatojnë rezolutën e Parlamentit Evropian, që do të thotë do të duhet ta shfuqizojnë ligjin 21/2024.

Lexo edhe:

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

Dhe nga ana tjetër, kanë këtë librin që është më i rëndësishëm, është libri i premtimeve të Edi Ramës për ndërtuesit e vet dhe për masakrën e betonizimit me investime strategjike në Shqipëri duke mos pyetur për zonat e mbrojtura. Dhe të ndodhur përballë këtij ngërçi, që nga njëra anë kanë një detyrim nga Parlamenti Evropian, janë protestat 45 ditë, është ligji prej dy muajsh, sot fiks dy muaj, nga 14 maji i depozituar, ata zgjedhin që të mos e diskutojnë fare, sepse nuk mund ta votojnë dot kundër se lidhet drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian. Ja u tregova atyre sot edhe po e shfaq pak këtu, kjo është pishporo. Këto janë të gjitha komplekse vilash të cilat janë parashikuar për t’u ndërtuar në zonë të mbrojtur.

Dhe nëse shfuqizohet ligji 21/2024, këto nuk bëhen dot. Po tregoj këtë meqë është kjo sot çështja e ditës, por si kjo këtu kemi zona të mbrojtura, nuk e di a dallohet dot, kemi zona të mbrojtura në të gjithë Shqipërinë që janë komplekse vilash që do të ndaloheshin nëse nuk do të ishte ligji 21/2024. Dhe këta e kanë quajtur dimensioni horizontal, sepse është e mbushur me vila dhe jo me kulla siç është dimensioni vertikal i Tiranës, i Edi Ramës dhe studio është Archea Associati.

Pra, këtu gjenden 523 vepra penale të garantuara pa konkurrencë, të dhëna me miq, të takuara nga kryeministri, të folura nga kryeministri, të dizajnuara herë pas here nga vetë kryeministri, duke e trajtuar Shqipërinë si një pronë private. Si me qenë duke dizajnuar shtëpinë e vet në Surrel, ka dizajnuar Shqipërinë duke mos pyetur as për ligj, as për zona të mbrojtura, as për trashëgimi kulturore, as për pasuri publike.

Dhe e keqja është ajo që thotë edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, që këtu ka arritur forma më e lartë e korrupsionit, korrupsioni legjislativ, që mbasi u bënë këto projekte, që mbajnë datën 2022-2023, vijnë dhe ndryshojnë ligjet që t’i përshtaten këtyre projekteve, që t’i përshtaten interesave ekonomike.

Etiketa: Edi Ramaina zhupakorrupsionqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026
SPORT

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
AKTUALITET

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026
Lajmet e Dites

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026
AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
Para

Tabaku: Qeveria s'mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş