Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Gostime, në Bashkinë Cërrik.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në rrethana ende të paqarta dhe ndërsa si pasojë e përplasjes dy persona kanë humbur jetën.
Mësohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.
Siç mund të shihet edhe në fotot e mësipërme, përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka dalë jashtë rruge.
Në zonë kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.














