• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

15:43 : 09/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Më 11 nëntor të vitit 2024, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi sërish skenën e tij të preferuar, rrjetet sociale për njoftimin e rradhës. Me emoji zemrash dhe me ton optimist, ai premtonte rindërtimin e shkollës “Edith Durham” brenda një kohe rekord.

“9 muajt që vijnë do të jenë një sprint pune për ne”,  deklaronte Veliaj, duke i lënë të gjithë me idenë se në shtator të 2025-s, fëmijët do të hynin në klasat e reja.

Tenderi ishte hapur më 2 gusht 2024, kontrata u fitua nga kompania “Inerti SHPK” në shtator, dhe sipas dokumenteve, punimet do të zgjasnin 10 muaj.

Më 12 nëntor, vetëm një ditë pas publikimit të projektit të shkollës, Veliaj u shfaq në kantier për t’u siguruar që publiku e pa momentin e parë të shembjes së ndërtesës së vjetër, duke njoftuar se kishte nisur puna.

Lexo edhe:

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

Në janar 2025, ai u kthye aty bashkë me ministren (atëkohë) të Financave, Delina Ibrahimaj, për të dhënë edhe njëherë këtë afat: Shtatori i 2025-s. “Mezi pres t’i japim një çikë gaz këto kohë, që çunat dhe gocat, engjëjt e vegjël të Njësisë 5, në shtator të futen te shkolla e re”,  tha ai.

Por korriku solli një tjetër skenar. Bashkia Tiranë i tha Faktojes se punimet ishin vetëm 80% të përfunduara, megjithatë premtoi se “ambientet mësimore do të jenë në dispozicion të fëmijëve për vitin shkollor 2025-2026”.

Shtatori erdhi dhe në oborrin e shkollës “Edith Durham” nuk u dëgjuan zëra fëmijësh, por zhurma punimesh. Mësuesit u njoftuan se do të vijonin mësimin në orët e pasdites te shkolla “Emin Duraku”, pa një datë kthimi.

Shkolla Edit’ Durham në datën 8 shtator 2025

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qelinë e paraburgimit prej datës 10 shkurt 2025, pas një urdhër arresti të kërkuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për disa vepra penale. Në krye të Bashkisë së Tiranës momentalisht është komansuar Anuela Ristani.

Në ditën e parë të shkollës, deputeti socialist Erjon Braçe publikoi një video në Instagram, ku së bashku me ndërtuesin “Flori” premtuan një tjetër afat: 30 tetor 2025. Në video, “Flori” sigurohej të sqaronte se punimet kishin nisur më 1 janar, duke anuluar praktikisht njoftimin e Veliajt në nëntorin e një viti më parë.

Pra, sipas një zyrtari, punimet nisën në nëntor 2024. Sipas një tjetri, në janar 2025. Dhe sipas ndërtuesit punimet duket se do të zgjasin deri në fund të Tetorit.

Fëmijët e “Edith Durham” nuk e dinë ende kur do të kthehen në klasat e tyre, por janë të detyruar të besojnë se tetori, ose ndoshta nëntori, do të sjellë më shumë se sa thjesht një tjetër njoftim në rrjete sociale. Deri atëherë, premtimin e kryebashkiakut Veliaj se shtatori do i gjente nxënësit e shkollës Edith Durham në shkollën e re, e kategorizojmë të pambajtur.

/ Jona Plumbi / Faktoje.al

Etiketa: Edith DurhamErion VeliajnxenesitpremtimishkollaTirane

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

16:22 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

13:20 : 12/07/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë. Pritet të ekstradohet drejt Italisë

12:18 : 12/07/2026
Para

Shqipëria kërkon të thyejë “akullin” ndaj Letonisë, Uzuni përfundon në tribunë

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş