Prokurorët e SPAK kanë vendosur pas 500 ditësh të lejojnë avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt të takojnë kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës.
Raportohet se vendimi është marrë para disa ditësh, ndërsa pritet që avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn në qeli.
Më herët, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kishin kërkuar disa herë takim me të, për të dokumentuar çdo shkelje të bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës në çështjen e tij hetimore dhe për ta çuar atë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.













