Ish-futbollisti kroat Dario Simic është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni që lidhet me ndërtimin e paligjshëm të ndërtuar në Tisno, një qytezë bregdetare pranë Splitit në Kroaci.
Sipas autoriteteve, objekti është ndërtuar në mënyrë të paligjshme pasi një pjesë e tokës nuk ishte e destinuar për ndërtim dhe nuk plotësonte kriteret e planifikimit urban.
Prokuroria dyshon se gjatë viteve 2020–2021, ish-zyrtarja rajonale Neda Livljanic ka miratuar lejet për ndërtimin e kampingut, pavarësisht shkeljeve të konstatuara, në këmbim të përfitimeve të paligjshme.
Prokuroria po heton rastin, ndërsa deri më tani nuk ka një vendim gjyqësor për fajësinë e të arrestuarve.














