Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni.
Sipas policisë, shtetasi Bekim Nikolli është dënuar në Itali me 13 vite burg për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”.
Sipas autoriteteve italiane, ky person, bashkë me të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.
Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.














