• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderat për Berberin/ Si po “ushqen” Veliaj drejtorin e arrestuar të Bela Ballukut

10:07 : 21/08/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në ditën e parë të pushimeve zyrtare verore, në 1 Gusht 2024, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lëvruar rreth 15 fatura për kompaninë “DAAM” shpk, për një vlerë totale prej 123 milionë lekë të reja ose rreth 1.3 milionë euro.

Shoqëria e studim-projektimi është në pronësi formale të Valter Begaj. Por, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka dyshime të forta se ajo fsheh interesat pasurore të Evis Berberit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve dhe një prej njerëzve më të afërt të zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Pagesat e kryera nga Bashkia e Tiranës për “DAAM” shpk në 1 Gusht 2024

Berberi u arrestua në mars të këtij viti, nën dyshimet për “korrupsion pasiv” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Së bashku me të u arrestua edhe Valter Begaj.

SPAK njoftoi në atë kohë se “Ervis Berberi, në cilësinë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka  kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “Net Group”,sh.p.k., (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi E. B. ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “DAAM” sh.p.k., të kontrolluar prej tij”.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Morali i munguar i politikës

Më tej, SPAK deklaroi se “marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë “Net Group”, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim Valter Begaj, prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi., dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit Berberi “DAAM” sh.p.k..”.

Dy javë pas arrestimit të Berberit, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e SPAK-ut dhe vendosi nën sekuestro shoqërinë “DAAM” shpk, ndërkohë që “Net Group”, megjithëse pjesë e skemës së dyshuar, vijon të jetë e lirë dhe të sigurojë miliona nga tenderat publikë.

Veliaj, “pompë” për financat e Berberit

Në fillim të muajit gusht 2024, Bashkia e Tiranës pagoi faturat e radhës për “DAAM” shpk, me pronar të dyshuar Evis Berberin, në zbatim të kontratave të mëparshme nënshkruar mes dy palëve.

Të dhënat e Thesarit të Shtetit tregojnë se këto pagesa lidhen me shërbimet që “DAAM” shpk i ofron Veliajt dhe stafit të tij për studimin dhe projektimin e rikonstruksionit të disa rrugëve në Tiranë, përfshirë ‘Aleksandër Kondo”, “Pjetër Budi”, e të tjerë.

Këto kontrata janë nënshkruar para arrestimit të Berberit. Por, prangosja e tij duket se nuk e ka ndaluar Erion Veliaj dhe vartësit e tij që të vijojnë të nënshkruajnë kontrata me kompanitë, pas të cilave dyshohet se fshihet ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Belinda Ballukut.

Në mes të këtij Gushti, Drejtoria e Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, shpalli shoqërinë “Net Group” fituese në procedurën për “studim-projektim për mirëmbajtjen e tarracave për disa objekte arsimore”.

Në tenderin me fond limit 16 milionë lekë të vjetra morën pjesë 7 operatorë ekonomikë. Kompania “Net Group” dha ofertën e katërt më të lartë.

Kompania “Net Group” u shpall fitues në gusht 2024 në tenderin e zhvilluar nga Drejtoria e Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës

Por, pas skualifikimit të tre shoqërive që kishin dhënë ofertën më të ulët, autoriteti kontraktor shpalli fitues “Net Group”, në pronësinë zyrtare të Valter Begaj dhe që, sipas SPAK-ut, dyshohet se ka furnizuar me mjete monetare kompaninë “DAAM” të Evis Berberit.

Në Qershor të këtij viti, pra tre muaj pas arrestimit të Berberit, shoqëria “Net Group” është pjesë e fituesve në dy tendera të tjerë, të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës.

Tenderi i parë kishte objekt “Studim-projektim për çështje të përgjithshme”, me fond limit 8.3 milionë lekë të reja.

Tenderi i zhvilluar nga Bashkia e Tiranës për “Studim-Projektim për çështje të përgjithshme”

Edhe në tenderin e dytë, fondi limit ishte i njëjtë, 8.3 milionë lekë të reja, ndërkohë që objekti i procedurës ishte “Studim-projektim në programin e pyjeve”.

: Tenderi i zhvilluar nga Bashkia e Tiranës për “Studim-Projektim për çështje të Pyjeve”

Miliona të tjera për kompaninë e Berberit

Gjatë 6 muajve të fundit, në të cilat Evis Berberi gjendet në qeli, kompanitë e dyshuara si të lidhura me të kanë vijuar të përfitojnë kontrata publike edhe në disa institucione të tjera.

Së fundmi, Drejtoria Rajonale e Ujësjellësit të Durrësit ka shpallur shoqërinë “Net Group” fituese të një tenderi me objekt “Supervizim për furnizim dhe vendosje pompash”.

Tenderi i Ujësjellësit Durrës

Rezultati i tenderit u shpall në mes të Gushtit 2024 dhe fondi limit për këtë procedurës ishte 16 milionë lekë të vjetra.

Edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka dhënë një dorë financave të kompanisë “Net Group”, me dy procedura të mbyllura gjatë këtij muaji.

Në procedurën e parë, me objekt “Hartimin e masterplaneve, dhe/ose përgatitje ToRs, dhe/ose përgatitje të projekteve teknike të detajuara, dhe/ose të projekteve të zbatimit, dhe/ose përgatitje të dokumenteve për tenderim, për objekte të konektivitetit, rrugë dhe ura, furnizim me energji elektrike, rrjete telefonike dhe teknologji informacioni, rikualifikimit të shesheve urbane…”, shoqëria “Net Group” ishte pjesë e kompanive fituese të tenderit me fond limit 1.6 miliardë lekë të vjetra ose mbi 1.5 milionë euro.

Tenderi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me fond limit 160 mln lekë të reja

Po ashtu, “Net Group” ishte pjesë e grupit fitues të një tjetër tenderi të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Tenderi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me fond limit 83 mln lekë të reja

 

Objekti i kësaj procedure ishte “Hartimi i masterplaneve, dhe/ose përgatitje ToRs, dhe/ose përgatitje të projekteve teknike të detajuara, dhe/ose të projekteve të zbatimit, dhe/ose përgatitje të dokumenteve për tenderim, për objekte civile, industriale, sportive, residenciale, publike dhe/ose kulturore, mbi tokë dhe nën tokë”.

Fondi limit për këtë procedurë ishte 830 milionë lekë të vjetra.

 

Etiketa: arrshballukubashkia tiraneberberiErion VeliajkorrupsionqeveriaRamarrugëtenderVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi i bllokuar, protesta zhvendoset në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqjen!

18:38 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

18:24 : 03/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
Para

Pagesat me kartë u rritën me 36% për gjysmën e parë të vitit

TË GJITHA

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom