• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Basha s’është në opozitë”/ Bardhi: Tabaku është opozitare, por t’i japim kohë për të marrë vendimet

23:38 : 20/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Protesta e sotme e opozitës shënoi një hap më tej në bashkimin e Partisë Demokratike. Pas bashkimit të grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit me grupin e Sali Berishës, mbeten jashtë bashkimit edhe elementë të caktuar të PD-së, një pjesë e të cilëve nuk janë shprehur ende.

Një ndër to është edhe deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila nuk qëndron në grupimin e asnjë pale.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-sëe, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Opinion, ka thënë se Jorida Tabaku është opozitare dhe që ka luftuar për bashkimin e PD-së. Ai theksoi se deputetja Tabaku duhet të ketë kohën e nevojshme për të marrë vendimet e saj.

“Tabaku është opozitare, ka luftuar për bashkimin e PD, ka luftuar më shumë se kushdo tjetër për bashkimin e PD, do duhet t’i japim kohën e mjaftueshme për të marrë vendimet e veta, por zonja Tabaku është me PD, me opozitën, ka bërë opozitë do vazhdojë të bëjë opozitë”, u shpreh Bardhi.

Ndërsa zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, u shpreh se “ne ftojmë të bashkohet me PD çdo deputet përveç Bashës dhe Alibeajt. Basha ka punuar kundër demokratëve dhe vazhdon të punojë kundër demokratëve”.

Lexo edhe:

Mbyllet seanca plenare/ PS miraton pa diskutime raportet dhe projektligjet mes përplasjeve me PD

Pas përjashtimit të Bardhit, deputetët e PD gjuajnë sërish me sende teksa Rama lë sallën

Ndërkohë, Bardhi akuzon Lulzim Bashën se nuk është në opozitë dhe se po dëmton opozitarizmin. Ai i bëri thirrje Lulzim Bashës që të kthehet në opozitë dhe se demokratët do të dinë ta pranojnë.

Gazment Bardhi: Çdo opozitar është i mirëpritur t’i bashkohet opozitës. E kam thënë edhe më parë publikisht, ndjej keqardhje por z.Basha do duhet t’i kthehet opozitës. Pastaj kur ti je opozitar…

Blendi Fevziu: Nuk është në opozitë tani?

Gazment Bardhi: Absolutisht jo. Absolutisht jo! Çdo akt i sotëm, i djeshëm por besoj unë edhe i nesërm i kolegut Basha ka qenë vetëm kundër opozitës. Nëse i rikthehet opozitarizmit, të jeni të sigurt se demokratët janë zemërgjerë, pranojnë çdo opozitar.

Blendi Fevziu: Është vetëm Basha apo dhe deputetët që mbështesin atë që s’po bën opozitë?

Gazment Bardhi: Jo, ata do duhet të ndërgjegjësohen që rruga e përçarjes forcon Edi Ramën. Ata nuk e kuptojnë, nuk e kanë kuptuar deri tani. Ata mendojnë që duke u fragmentarizuar, duke u përçarë, duke sulmuar njëri-tjetrin, duke vijuar konfliktin e brendshëm, do të bëhen më…

Etiketa: bardhiBashaBashkimiopozitaPDprotestaTabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet seanca plenare/ PS miraton pa diskutime raportet dhe projektligjet mes përplasjeve me PD

16:55 : 23/07/2026
AKTUALITET

Pas përjashtimit të Bardhit, deputetët e PD gjuajnë sërish me sende teksa Rama lë sallën

16:36 : 23/07/2026
AKTUALITET

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca vijon me kalimin e projektligjeve të rendit të ditës e vetme

15:44 : 23/07/2026
AKTUALITET

Protesta te Kuvendi, shkon në 12 numri i qytetarëve të shoqëruar

15:43 : 23/07/2026
AKTUALITET

Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Bashkoni votat me opozitën për të çmontuar sistemin që vetë e ngritët!

14:04 : 23/07/2026
AKTUALITET

Përplasje në Kuvend për ‘Territorialen”, PD bllokon foltoren gjatë fjalës së Maznikut

13:15 : 23/07/2026
Para

Horoskopi, e mërkurë, 21 Shkurt 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj

TË GJITHA

Ndalohet lundrimi për anijet turistike dhe ato të peshkimit në Sarandë

17:50 : 23/07/2026

20 protestues shoqërohen në polici, mes tyre edhe një gazetare

17:39 : 23/07/2026

Tensione pas mbylljes së seancës, protestuesit vërshojnë me vezë ndaj makinës së deputetit të PS

17:32 : 23/07/2026

Elisa i bie samarit ta dëgjojë gomari

17:22 : 23/07/2026

Aksidenti/ Institucioni i Kreshnik Bajraktarit, për një muaj iu dha patenta betonieresh dy egjiptianëve

16:57 : 23/07/2026

Mbyllet seanca plenare/ PS miraton pa diskutime raportet dhe projektligjet mes përplasjeve me PD

16:55 : 23/07/2026

Berisha: Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, Rama varrosi reformën territoriale për të manipuluar zgjedhjet

16:46 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom