Pas mbylljes së seancës, ashtu siç pritej, ka pasur një moment të tensioni, pasi protestuesit kanë pikasur duke u larguar një nga automjetet e përfaqësuesve të mazhorancës.
Makina është goditur me një mori vezësh dhe një prej protestuesve tenton edhe të hapë derën.
Në atë moment një nga efektivët ndjek me vrap një nga personat që po godiste dhe në atë moment protestuesit e tjerë vërshuan për ta mbrojtur.
Një numër i madh forcash policie ndërhynë më pas dhe qetësuan situatën, teksa shoqëruan edhe të paktën dy prej protestuesve që goditën makinën e një prej deputetëve.














