Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare pasi ka hedhur ujë në drejtim të Edi Ramës, teksa apo kryhej votimi i projektligjeve të rendit të ditës.
Ndërkohë që mazhoranca vijonte me votimet, opozita kishte bllokuar foltoren dhe bënte zhurmë duke i rënë tavolinave me sende.
E ndërsa kryeministri është ngritur nga karrigia e tij dhe është larguar, deputetët e PD sërish kanë hedhur sende ndaj tij, konkretisht shishe dhe karton.














