Nga Boldnews.al
Në fjalën e saj të mbajtur në Parlament, Elisa Spiropali u mundua të thotë shumë, por pothuaj nuk tha asgjë. E nisi me opozitën dhe e mbylli po me të, duke kërkuar prej saj, veçanërisht nga kryetari Berisha që të jepte dorëheqjen dhe t’i hapte rrugë të rinjve.
“Ti, Sali, e ke fuqinë që të hapësh rrugën dhe të demokratizosh edhe partinë tënde dhe ta çlirosh opozitën nga një fuqi që personalizon pushtetin. A e ke fuqinë që të bëhesh pjesë e një ndryshimi që nuk i takon një partie. Koha ka ardhur. Kam besimin që shumica dhe PS e ka këtë fuqi”, tha Spiropali në Parlament në një fjalim që pritej me interes, por përfundoi pa asnjë interes pa i dhënë kuptim qëndrimeve të saj.
T’i kërkosh opozitës të “vetëpastrohet” dhe mos e shohësh problemin tek pushteti, pasi ai ka në dorë gjithçka, atëherë ose ka një problem të thellë konceptual, ose frika është e madhe nga hija e atij që dikur e veshi me atributet e heroit kombëtar. Me shumë gjasë kjo e fundit është arsyeja sesi një fjalim pa shumë arsyetim prej saj erdhi në ditën kur në vend kanë shpërthyer protestat kundër qeverisë.
Fjalët: “Koha ka ardhur. Kam besimin që shumica dhe PS e ka këtë fuqi” (ndryshim),- më shumë është një dëshirë sesa një fuqi e vetë Spiropalit për tu ngritur në atë lartësi që thotë se e ka, por deri tani nuk po duket.
Në PS duhet ta thonë hapur ato “zëra interesantë” se problem është Rama,dhe me një drejtues të tillë autoritar sublekti i tyre politik nuk mund të “vetëkorrigjohet”, as nuk mund të “vëtëpastrohet”, pasi mendësia nuk ndryshon pas 13 vitesh pushtet. Këtë më mirë e di vetë ajo që sot po tenton të “vetëpastrohet”, por duke i rënë samarit që ta ndjejë gomari.
Situata kërkon që gjithçka të jetë e hapur, e drejtë dhe e drejtëpërdrejtë, por që nuk po vjen as nga ata që po u preket edhe familja dhe nga frika ose mosdija ende shkelmojnë “samarin” që edhe ose i vjetëruar nuk mban përgjegjësi për gomarin që vetëm shkelmon dhe pëllet pafund.














