Protestuesit janë mbledhur paraditen e sotme përpara godinës së Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca plenare e radhës.
Tubimi pritet të zhvillohet në të njëjtën kohë me nisjen e seancës, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimet e tyre ndaj qeverisë dhe institucioneve.
Edhe pse organizatorët deklaruan një natë më parë se protesta do të ishte paqësore, pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se një pjesë e protestuesve kanë marrë me vete vezë, duke lënë të kuptohet se mund t’i përdorin si formë simbolike proteste ndaj deputetëve dhe godinës së Parlamentit.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse seanca do të zhvillohet normalisht dhe nëse deputetët e opozitës do t’i japin fund bojkotit parlamentar apo do të vijojnë qëndrimin e tyre.
LEXO EDHE:
Seanca plenare në Kuvend/ Zbardhet rendi i ditës, a do ta thyejë PD bojkotin?














