Qytetarët shqiptarë janë rikthyer sot në shesh për protestën e 52-të, duke vijuar kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike në vend.
Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit u nisën në marshim drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe fjalimet e radhës nga përfaqësues dhe qytetarë pjesëmarrës.
Në protestën e sotme janë bashkuar studentë, profesionistë, aktivistë, familjarë, të moshuar dhe qytetarë të tjerë, të cilët shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes aktuale.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet e tyre kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë, ndërsa kanë kërkuar zbatimin e pesë pikave kryesore të platformës së protestës.
Tubimet e përditshme vijojnë prej më shumë se 50 ditësh, me qytetarët që deklarojnë se do të vazhdojnë rezistencën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.














