Endi Balla, me origjinë shqiptare ka refuzuartë deklarohet fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij për tentativën e rrëmbimit të dy vajzave të mitura, duke shtyrë edhe një herë procesin gjyqësor.
Ai akuzohet se në gusht të vitit 2024 tentoi të rrëmbente një vajzë 15-vjeçare në Clinton Township dhe një vajzë 7-vjeçare në Sterling Heights.
Sipas mediave amerikane, avokati mbrojtës Sam Bennet deklaroi se klienti i tij kishte pranuar marrëveshjen e fajësisë javën e kaluar, por ndryshoi mendje pak para nisjes së seancës. Kur gjyqtari e pyeti Ballën nëse dëshironte të deklarohej fajtor, por ai u përgjigj shkurt: “Jo”. Pas refuzimit të marrëveshjes, çështja do të vijojë drejt gjykimit.
Gjatë paraqitjes së tij në sallën e gjyqit, Balla shkaktoi tension me sjelljen e tij. Në një moment ai tentoi të komunikonte me personat në sallë dhe më pas u tregoi gishtin e mesit familjarëve të dy vajzave të mitura, sipas raportimeve nga mediat lokale amerikane. Sjellja e tij solli reagime në sallë, ndërsa avokati dhe gjykatësi ndërhynë për të vendosur rregull.














