• Kontakt
Tuesday, July 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Industria e veshje-këpucëve në alarm, bie motori i eksporteve

10:43 : 20/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Të dhënat më të fundit të INSTAT konfirmojnë se industria e veshjeve dhe këpucëve vazhdon të ndjekë një trajektore shqetësuese.

Në muajin qershor, eksportet e sektorit shënuan një rënie prej 3.8%, pas tkurrjes rekord prej 14.2% të regjistruar në muajin maj.

Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rënia kumulative ka arritur në 6.7%, ose rreth 3.7 miliardë lekë, duke e bërë këtë sektor të vetmin grup të madh eksportues që vijon të paraqesë një tendencë të fortë negative.

Shkaqet janë të shumta dhe janë analizuar vazhdimisht, por faktori kryesor mbetet rënia e euros kundrejt lekut. Mbiçmimi i monedhës vendase ka rritur artificialisht kostot për eksportuesit shqiptarë, duke i bërë ata çdo ditë e më pak konkurrues në tregjet ndërkombëtare.

Po flasim për sektorin që ende përfaqëson rreth 30% të eksporteve shqiptare dhe që, për më shumë se tre dekada, ka qenë një nga shtyllat kryesore të industrializimit të vendit.

Lexo edhe:

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

“Shqiptarët duan Europën, por nuk besojnë te Shqipëria”

Pasojat tashmë janë të dukshme. Kompani të rëndësishme po zhvendosin aktivitetin drejt vendeve që ofrojnë kushte më konkurruese. Paralelisht, po zbehet besimi i investitorëve të huaj dhe i sipërmarrësve vendas për të zgjeruar apo edhe për të vijuar aktivitetin në Shqipëri.

Por ndikimi nuk kufizohet vetëm te eksportet.

Çdo fabrikë që redukton prodhimin ose mbyll aktivitetin nuk prek vetëm punonjësit e saj. Ajo godet dhjetëra biznese të tjera që lidhen me të: transportin, logjistikën, paketimin, mirëmbajtjen, furnizuesit e materialeve ndihmëse, shërbimet financiare, sigurimet, bizneset e vogla pranë zonave industriale dhe, në fund, vetë konsumin e familjeve shqiptare.

Manifaktura ka qenë historikisht një nga sektorët me ndikimin më të madh në punësim, veçanërisht për gratë dhe vajzat. Për mijëra familje shqiptare, paga e siguruar nga ky sektor ka qenë burimi kryesor i të ardhurave dhe një faktor i rëndësishëm për uljen e varfërisë, emigracionit dhe për ruajtjen e stabilitetit social.

Humbja e vendeve të punës në këtë industri nuk zëvendësohet lehtësisht. Shumë punonjës largohen nga tregu i punës, emigrojnë ose kalojnë në sektorë me produktivitet më të ulët, duke ulur potencialin afatgjatë të ekonomisë shqiptare.

Në të njëjtën kohë, vendi humbet një nga shkollat më të rëndësishme të formimit profesional. Industria e veshjeve dhe këpucëve nuk ka prodhuar vetëm eksporte; ajo ka krijuar menaxherë, teknikë, specialistë të cilësisë, inxhinierë, stilistë dhe një kulturë pune sipas standardeve europiane. Humbja e këtij kapitali njerëzor është shumë më e kushtueshme sesa rënia e eksporteve në një vit të vetëm.

Paradoksi bëhet edhe më i madh kur shohim zhvillimet ndërkombëtare.

Evropa dhe ekonomitë më të zhvilluara po investojnë miliarda euro për të afruar prodhimin pranë kufijve të tyre, duke reduktuar varësinë nga tregjet e largëta. Krizat e viteve të fundit kanë treguar se një ekonomi nuk mund të mbështetet vetëm te shërbimet apo konsumi; ajo ka nevojë për një bazë të fortë prodhuese.

Në këtë kontekst, Shqipëria ka një avantazh real. Pozicioni gjeografik, përvoja shumëvjeçare, marrëdhëniet me markat ndërkombëtare dhe fuqia punëtore e kualifikuar e bëjnë industrinë shqiptare të veshjeve dhe këpucëve një partner strategjik për Bashkimin Europian.

Pikërisht për këtë arsye, ky sektor nuk duhet parë thjesht si një industri fason apo si një sektor që punon me material porositësi. Ai është një instrument i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, për rritjen e eksporteve, për transferimin e teknologjisë, për përgatitjen e kapitalit njerëzor dhe për integrimin ekonomik të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Së bashku me agropërpunimin, përpunimin e peshkut, industrinë automotive dhe turizmin, manifaktura përbën një nga shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet ekonomia shqiptare e dekadës së ardhshme. Këta sektorë nuk gjenerojnë vetëm të ardhura, por krijojnë vende pune, nxisin investimet, mbështesin zhvillimin rajonal dhe forcojnë rezistencën e ekonomisë ndaj krizave.

Nëse Shqipëria humbet gradualisht bazën e saj prodhuese, rrezikon të mbetet një ekonomi e mbështetur kryesisht te importet, ndërtimi, konsumi dhe shërbimet, duke u bërë gjithnjë e më e varur nga zhvillimet e jashtme. Një ekonomi pa një sektor prodhues të fortë është më pak konkurruese, më pak inovative dhe më e brishtë përballë çdo krize.

Prandaj, mbështetja e industrisë prodhuese nuk është një kërkesë e një sektori të vetëm. Është një investim në punësimin, eksportet, stabilitetin social dhe të ardhmen ekonomike të Shqipërisë.

Kjo situatë kërkon një ndryshim të qartë të politikave ekonomike. Nuk mjafton të konstatojmë rënien e eksporteve apo mbylljen e fabrikave; nevojitet një strategji kombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e sektorëve prodhues.

Qeveria duhet ta konsiderojë industrinë prodhuese si një sektor me rëndësi strategjike, njësoj siç po veprojnë sot shumë vende të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara. Në një botë ku zinxhirët globalë të furnizimit po rikonfigurohen dhe konkurrenca për investime po bëhet gjithnjë e më e fortë, Shqipëria nuk mund të mbështetet vetëm te avantazhi i kostos së ulët të punës. Ajo duhet të ndërtojë një model të ri konkurrueshmërie.

Së pari, duhet të merren masa për të zbutur ndikimin që kursi i këmbimit po ka mbi eksportuesit. Ndërsa kursi i këmbimit përcaktohet nga tregu, qeveria ka në dorë instrumente fiskalë dhe financiarë për të kompensuar një pjesë të kostove që po rëndojnë mbi bizneset eksportuese.

Së dyti, është i domosdoshëm një program kombëtar investimesh nëpërmjet granteve për automatizimin, dixhitalizimin dhe modernizimin teknologjik të industrisë . Rritja e produktivitetit është mënyra më e qëndrueshme për të përballuar konkurrencën ndërkombëtare dhe mungesën e fuqisë punëtore.

Një tjetër prioritet duhet të jetë lehtësimi i aksesit në financim. Garancitë sovrane për investimet prodhuese, kreditë me norma preferenciale interesi dhe skemat e mbështetjes për ndërmarrjet eksportuese do t’u jepnin kompanive mundësinë të investojnë në teknologji, në produkte me vlerë më të lartë të shtuar dhe në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.

Po aq e rëndësishme është edhe politika fiskale. Lehtësimi i barrës tatimore mbi investimet, stimulimi i fitimit të riinvestuar, përshpejtimi i amortizimit të makinerive dhe pajisjeve, si edhe politikat që ulin kostot e formalizimit, do të rrisnin konkurrueshmërinë e industrisë shqiptare.

Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet kapitalit njerëzor. Shqipëria nuk mund të ketë industri moderne pa punonjës të kualifikuar. Bashkëpunimi mes bizneseve, universiteteve dhe arsimit profesional duhet të shndërrohet në një politikë të mirëfilltë shtetërore, me programe të dedikuara për formimin e teknikëve, inxhinierëve dhe specialistëve të industrisë.

Po kështu, vendi duhet të ndërtojë politika që nxisin kalimin gradual nga modeli tradicional fason drejt krijimit të markave shqiptare, dizajnit, kërkimit dhe zhvillimit, si edhe integrimit më të thellë në zinxhirët europianë të vlerës. Vetëm kështu vlera e shtuar do të mbetet në ekonominë shqiptare.

Nëse nuk veprohet me shpejtësi, Shqipëria rrezikon të humbasë një nga avantazhet e saj më të rëndësishme konkurruese. Por nëse ndërmerren politikat e duhura, kriza aktuale mund të shndërrohet në një mundësi për të transformuar industrinë prodhuese në një sektor më modern, më produktiv dhe më konkurrues, duke garantuar më shumë eksporte, më shumë vende pune dhe një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm për vendin. /Monitor

Etiketa: eksporteindustria e tekstilevekrizëShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

12:37 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Shqiptarët duan Europën, por nuk besojnë te Shqipëria”

17:08 : 20/07/2026
AKTUALITET

Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë

09:10 : 20/07/2026
AKTUALITET

Sistemi i ri i BE-së sjell radhë të gjata në aeroporte, paralajmërim për udhëtarët gjatë sezonit veror

14:37 : 19/07/2026
AKTUALITET

Fundi i ‘turizmi patriotik’/ Shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon

09:47 : 19/07/2026
BOTA

Krizë në Moskë? Oligarkët rusë nisin zhvendosjen masive të kapitaleve jashtë vendit!

13:33 : 18/07/2026
Para

"Notere e qeverisë"/ Berisha: Kushtetuesja ka tejkaluar afatet ligjore për çështjen time

TË GJITHA

Tre vite…, iku edhe “Ylli i madh” Gonzato

17:25 : 21/07/2026

Disa vatra zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës

17:16 : 21/07/2026

Dashnor Sula paralajmëron inspektorët: Do iu monitoroj me kamera trupore me AI

16:58 : 21/07/2026

Autobusi përfshihet nga flakët, humbin jetën 7 pasagjerë në Vietnam

16:58 : 21/07/2026

Rama kthehet në Theth pas aksionit me fadroma, propagandon Paketën e Maleve

16:45 : 21/07/2026

Meta kërkoi hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të paraburgimit 313, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën

16:32 : 21/07/2026

BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

16:15 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinojojobet girişbetciograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet