Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se në spitale nuk ka ilaçe, ndërsa kryeministri Rama jep 4.3 mln euro për një koncert. Gjatë një prononcimi për mediat ai u shpreh se shqiptarët po protestojnë për mirëqenie.
Qytetari theksoi se 4.3 mln dolën nga buxheti i shtetit për t’ia dhënë një këngëtari, në një kohë kur pensionistët marin 100 mijë lekë. Në fund, ai tha se protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e kryeministrit Rama nga qeveria.
“Ne kemi ardhur për të drejtat tona, të gjitha, duke nisur nga rrogat, pensionet, ndihma ekonomike, të gjitha gjërat që nuk ecin në Shqipëri. E dëgjova kryeministrin që tha shqiptarët janë në gjendje të mirë, kërkojnë një çikë më shumë. Pse protestojnë shqiptarët? Po pse protestojnë shqiptarët, për mirëqenie.
Në spitale nuk ka ilaçe, ai jep 4,3 mln euro për një koncert. Dolën nga buxheti i shtetit 4,3 mln euro për t’ia dhënë një këngëtari, ku pensionistët me një pagesë deri në 100 mijë lekë. Spitalet janë pa ilaçe, për këto protestojnë shqiptarët. Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij”– tha qytetari.














