• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

19:29 : 17/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimin të kryer në doganës e aeroportit të Rinasit, ku ka evidentuar një dëm prej miliona lekësh ndaj buxhetit të shtetit gjatë harkut kohor 1 Korrik 2022 deri më 31 Dhjetor të vitit 2024.

Nga auditimi i kryer nga KLSH janë zbuluar një sërë parregullsish në vlerësimin e mallrave, zbatimin e TVSH-së, procedurat doganore dhe administrimin financiar, të cilat kanë sjellë humbje të konsiderueshme për buxhetin e shtetit, pasi për abuzuesit duket se trau nuk egziston.

  • “Nga auditimi janë konstatuar mangësi dhe parregullsi në procedurat doganore të vlerësimit doganor të mallrave; klasifikime tarifore jo në përputhje me përcaktimet e Nomenklaturës së Mallrave në Republikën e Shqipërisë (RSH);
  • Janë konstatuar raste ku për disa subjekte vlerat e artikujve të importuar është trajtuar me transaksion, edhe pse dokumentacioni bashkëlidhur nuk i plotëson kushtet për t’u trajtuar si i tillë; i njëjti subjekt për të njëjtin artikull të importuar në shumë raste është rivlerësuar dhe për raste të tjera jo; trajtimi i mallrave të përdorur me transaksion nën çmimin e lëndës së parë; veprime jo në përputhje me kërkesat e legjislacionit doganor duke rezultuar me të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit në shumën 46,763,697 lekë.
  • Gjithashtu janë konstatuar problematika lidhur me masat e ndërmarra si për vjeljen ashtu dhe për raportimin e borxhit doganor, duke mos përllogaritur saktë kamatëvonesat; apo mos marrjen në kohë të vendimit administrativ nga autoriteti doganor, pas mbajtjes së procesverbaleve përkatëse për konstatimet e problematikave.
  • Janë konstatuar mangësi në vendimmarrjen lidhur me problematikat e konstatuara të vendimeve administrative për subjektet që operojnë pranë kësaj dogane, si dhe në autorizimet e magazinave fiskale, RLP dhe RPA.” – thuhet në raportin e KLSH-së.

Rezulton se me mallrat që është abuzuar dhe toleruar më shumë duke shkaktuar dëm ekonomik për të cilin sipas KLSH-së në dijeni është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, janë pajisjet mjekësore si dhe telefonat celularë.

Në raport thuhet se grupi i auditimit ka konstatuar 13 gjetje dhe ka dhënë 13 rekomandime, për masa organizative 8 rekomandime.  Nga auditimi rezultoi se për vitin 2023, në 6 raste është konstatuar përjashtim i padrejtë nga pagimi i TVSH-së në import me pasojë të ardhura të munguara për TVSh dhe sanksionet në vlerën 3-fish të detyrimit, në total në vlerën 11,689,144 lekë, si dhe për vitin 2024 në 6 raste në vlerën totale 22,574,568 lekë.

Konkretisht në dokument thuhet se gjatë vitit 2023 në Degën Doganore Rinas për artikujt e këtij kapitulli janë përpunuar 275 deklarata me vlerë të deklaruar 603,796,236 lekë dhe kanë rezultuar 8 deklarata të përpunuara në procedurat e ndjekura për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore me mangësi. Efekti financiar i përllogaritur rezulton 1,639,480 lekë e cila përbën të ardhura të munguar në Buxhetin e Shtetit.

Lexo edhe:

Xhafaj-KLSH: Mos u fokusoni te milionat e dëmit ekonomik, ndihmoni administratën të mos “gabojë”

I dënuar për grabitjen e parave në Rinas, Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “Arrest në burg” për Aleks Pepën

Gjatë vitit 2024 në Degën Doganore Rinas për artikujt e këtij kapitulli janë përpunuar 279 deklarata me vlerë të deklaruar 559,180,777 lekë dhe kanë rezultuar 5 deklarata të përpunuara me mangësi. Efekti financiar i përllogaritur rezulton 827,186 lekë e cila përbën të ardhura të munguar në Buxhetin e Shtetit. Të ardhurat e munguara në total në shumën 2,466,666 lekë janë konstatuar pasi në këto deklarata nuk janë përfshirë mallrat me skonto, duke mos zbatuar dispozitat ligjore të parashikuar në nenet 66-70 të Kodit Doganor si dhe udhëzimit nr. 3 datë 23.01.2018 të MFE “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”.

Për periudhën 2023–2024 janë evidentuar 39 raste në të cilat janë bërë vlerësime të gabuara për smartphonë me kod tarifor 85171300, duke mos respektuar metodat dhe dokumentacionin përkatës. Si rezultat, janë llogaritur 9,043,218 lekë të ardhura të munguara për shtetin.

-Mospërfshirja e mallrave me skonto në vlerën doganore

Në deklaratat doganore për mallra të kapitullit 12 janë konstatuar 13 raste me mangësi, ku nuk janë përfshirë zbritjet (skontot) në vlerën e deklaruar, duke shkelur Kodin Doganor. Humbjet për buxhetin kapin vlerën 2,466,666 lekë.

-Në 6 raste janë konstatuar shkelje të klasifikuara gabimisht dhe janë vendosur penalitete jo në përputhje me nenet përkatëse të Kodit Doganor. Kjo ka rezultuar në mungesë penalitetesh në shumën 272,212 lekë.

-Procesverbalet e hartuar nga dogana për shkeljet nuk përmbajnë referenca të qarta për nenet e shkelura, sanksionet dhe dokumentimin e njoftimeve për palët. Këto mangësi bien ndesh me nenet 273–276 të Kodit Doganor.

RAPORTI I PLOTË I KLSH

Etiketa: doganaimportiklshmallramallratraportirinas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xhafaj-KLSH: Mos u fokusoni te milionat e dëmit ekonomik, ndihmoni administratën të mos “gabojë”

21:29 : 08/07/2026
AKTUALITET

I dënuar për grabitjen e parave në Rinas, Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “Arrest në burg” për Aleks Pepën

13:34 : 07/07/2026
AKTUALITET

Akuzat e rënda të KLSH-së/ Largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola

11:04 : 07/07/2026
AKTUALITET

Valixhet me kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë, arrestohet në Rinas 34-vjeçari, procedohen 2 të tjerë

13:37 : 04/07/2026
AKTUALITET

Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve /EMRI

22:40 : 03/07/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Sekuestrohen 46 kilogramë kanabis në Rinas, arrestohen dy poseduesit

20:54 : 03/07/2026
Para

NBA/ Oklahoma, vetëm 1 fitore larg titullit kampion

TË GJITHA

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş