• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arresti i Berishës/ Kushtetuesja i dhuroi Ramës shishen e Shampanjës për zgjedhjet 2025

12:12 : 22/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Për ata që ndjekin zhvillimet e “Drejtësisë së Re”, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili në thelb lë sërish në arrest shtëpie kryetarin e partisë më të madhe opozitare, Sali Berishën, nuk është aspak surprizë.

Anëtarët e Gjykatës Supreme, në shumicën dërrmuese të tyre, e kanë treguar veten më shumë se një herë që janë në rolin e kukullave, fijet e të cilëve i luan kryeministri Edi Rama dhe emisarët e tij “të drejtësisë”, Ëngjëll Agaçi dhe Fatmir Xhafaj.

Këtë të Enjte (21 nëntor 2024), Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash vendosi se masa fillestare e vendosur nga Gjykata e Posaçme për deputetin Berisha, ajo e “detyrimit për t’u paraqitur para policisë gjyqësore”, pa marrë më parë autorizimin e Kuvendit, është në përputhje me Kushtetutën.

Ndërsa, për masën tjetër, atë të “ndalimit për dalje jashtë shtetit”, gjyqtarët ishin të gjithë njëzëri se ajo nuk ishte kushtetuese dhe e shfuqizuan.

Lexo edhe:

Dy anëtarë të Kryesisë së PD kaluan te PS, Noka: Janë renegatë, jo demokratë

Zhupa: Via Egnatia u asfaltua me miratimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore

Me këtë vendim, tipik “as mish as peshk” të kësaj trupe gjykuese, me një lloj tallje me spërkla juridike, ata nuk prekën thelbin penalizimit të rëndë të Berishës, atë të “arrestit në shtëpi”, të vendosur pasi lideri demokrat refuzoi vitin e kaluar të zbatonte “detyrimin për paraqitje”, duke e konsideruar si anti-kushtetuese.

Vendimi i Kushtetueses nuk përbën as risi dhe as surprizë. Kjo Gjykatë ka treguar gjithnjë gatishmërinë maksimale për të marrë vendime që i shkojnë në favor të super-pushtetit të Ramës.

E ka treguar përulësinë me miratimin e projekteve të diskutueshme të Marinës “Rama-Alabar” në Portin e Durrësit, me “lejimin” e kampeve të refugjatëve në Gjadër, me ece-jaket e turpshme dhe groteske për mandatin e socialistet Olta Xhaçka, si edhe me shumë çështje të tjera që i shkojnë gjithnjë për shtat kryeministrit dhe pushtetit të tij.

Ndaj, një rast i artë, si ky që iu shfaq së fundmi për të vendosur nëse Berisha duhet të vijonte të qëndrojë “në ballkonin e katit të tetë” apo duhet të lejohet të drejtojë opozitën në Parlament dhe në terren, nuk duhej humbur nga ata gjyqtarë, që në shumicë nuk e kanë aspak problem të konsiderohen “palaço”.

Berisha do të qëndrojë në “arrest shtëpie” dhe, në këtë mënyrë, ai nuk do t’i ngatërrohet nëpër këmbë rrugës së Ramës drejt mandatit të katërt.

Ai prej gati një viti është nën këtë masë, të vendosur fillimisht nga ata që e përkëdhelin veten si “pjellë të amerikanëve”- prokurorët e SPAK-ut e më tej gjyqtarët në Shkallën e Parë dhe në Apelin e Posaçëm, të cilët janë “më amerikanë se sa amerikanët”.

Amerikanët e vërtetë e kishin në hetim njeriu më të rëndësishëm të opozitës dhe kandidatin për President, Donald Trump, për mbi 30 akuza federale, njëra më e rëndë se sa tjetra, por në asnjë moment nuk e menduan që ta arrestonin apo ta privonin sadopak nga pjesëmarrja në fushatën elektorale, e cila, përfundoi me zgjedhjen e tij në krye të Shtetit.

Ndërsa “pjella e amerikanëve” në Tiranë po mban nën arrest kreun e opozitës, për disa akuza, të cilat kanë shumë vend për diskutim nëse qëndrojnë ose jo, duke e privuar nga aktiviteti full-time politik e duke ia shtruar Edi Ramës autostradë rrugën për mandatin e radhës qeverisës.

Pas “pjellës amerikane”, rasti “Berisha” u paraqit në Gjykatën e Lartë, të drejtuar nga “shamikuqi” Sokol Sadushi, djali i një ish-zv.ministri Mbrojtje dhe deputeti jetëgjatë në kohën e komunizmit.

Së fundmi, çështja e lirisë së Sali Berishës u mor në shqyrtim nga “Arlekin-ët” dhe “Puçinela-t” e Gjykatës Kushtetuese. Këta i vunë vulën, duke i dorëzuar Ramës në dorë hapësen e shishes së Shampanjës për zgjedhjet e pritshme të vitit 2025.

Etiketa: BerishaEdi RamakushtetuesjaopozitaPDqeveriaShampanjësvendimizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy anëtarë të Kryesisë së PD kaluan te PS, Noka: Janë renegatë, jo demokratë

21:14 : 13/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Via Egnatia u asfaltua me miratimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore

20:08 : 13/10/2025
AKTUALITET

Monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

19:36 : 13/10/2025
AKTUALITET

PD depoziton kërkesën për hetim parlamentar mbi çështjen McGonigal

16:39 : 13/10/2025
BOTA

Portugali/ Partia e kryeministrit Montenegro fiton zgjedhjet vendore

15:21 : 13/10/2025
AKTUALITET

Deklaratat e Von der Leyen, Strazimiri tregon me ironi ç’bën “keqkuptimi” në komunikim…

14:19 : 13/10/2025
Para

Gjykata Kushtetuese: Do të ketë seancë tjetër për masën “arrest shtëpie” për Berishën

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com