• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

18:38 : 03/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri i dhuroi një fitore të vogël Erion Veliajt, duke nxitur Gjykatën Kushtetuese që ta lërë ende në detyrë ish-beniamimin, të arrestuar prej shkurtit të këtij viti. Vendimi i trupës kushtetuese, i marrë pasditen e kësaj të Hëne (3 nëntor 2025), ishte paralajmëruar më herët nga “Boldnews.al”.

Gjykata Kushtetuese, me një vendim të ndarë 5-3, pranoi kërkesën e Veliajt, duke rrëzuar Vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra. Qeveria, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi në 25 shtator 2025 propozimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt, me argumentin e mungesës 3-mujore në detyrë.

Në foto: Erion Veliaj, duke dalë nga furgoni i burgut, për të hyrë në Gjykatën Kushtetuese

Vendimi më i fundit i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi njëkohësisht edhe dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili në 1 Tetor dekretoi datën e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Tiranë për në datën 9 nëntor 2025.

Vendimi në favor të Erion Veliajt erdhi pas një seanca publike maratonë, të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese të premten e javës së kaluar. Në atë seancë, kryebashkiaku në detyrë i Tiranës shkoi me pranga në duar. Ai doli për herë të parë në publik pas më shumë se 8 muajsh në masë arresti, ku mbahet i paraburgosur për akuzat e “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.

Lexo edhe:

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

Gjatë seancës publike, Erion Veliaj deklaroi se ndihej i fyer rëndë nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në Këshillin Bashkiak, të cilët votuan për shkarkimin e tij. Sipas Veliajt, shkarkimi ishte anti-kushtetues, pasi mungesa e tij në detyrë nuk është e vullnetshme, por si rrjedhojë e masës së sigurisë së vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Ndërkohë, në atë seancë gjyqësore, përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, kërkuan nga gjyqtarët kushtetues që të rrëzonte kërkesën e Veliajt, duke pretenduar se nuk kishin kompetencë për të shqyrtuar atë çështje dhe se se shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës ishte konform ligjit.

Kush fiton nga vendimi i Kushtetueses?

Edi Rama, megjithëse duket paradoksale, është i fituari kryesor nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Erion Veliajt. Megjithëse, ishte vetë iniciatori i shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Rama u duk fare i painteresuar që të vijonte fushatën elektorale për Bashkinë e kryeqytetit.

Në foto: Erion Veliaj dhe Edi Rama

Kandidatja e tij për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, nuk po shkrepte fare gjatë “fushatës”, ndërkohë që kuotat e Florian Binaj, kandidatit të pavarur dhe të mbështetur nga opozita, po arrinin nivele të larta.

Me “mbajtjen në detyrë” të Veliajt, Rama nuk ka asnjë kokëçarje për të mbajtur Bashkinë e Tiranës me të emëruarit e tij, deri në vitin 2027, kur i përfundon mandati kryebashkiakut të arrestuar.

Erion Veliaj duket se është gjithashtu i fituari i këtij vendimi gjyqësor. Ai arriti të mbajë mandatin e kryebashkiakut, megjithëse besohet se nuk ka asnjë shans për ta ushtruar, përsa kohë mban mbi shpatulla akuzat e korrupsionit për një numër të konsiderueshëm episodesh.

Ndërkohë, vendimi i Kushtetuese në favor të tij, i heq të drejtën Veliajt që t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, ku shpresonte që të merrte një “fitore ndërkombëtare”, për hallin e tij me burgun.

Kush humbet?

Natyrisht, humbësi më i madh i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është Presidenti Bajram Begaj. Kreu i Shtetit u përdor në mënyrën më naive të mundshme nga kryeministri Edi Rama, kur ky i fundit i kërkoi që të dekretonte zgjedhjet në Tiranë.

Në foto: Presidenti Bajram Begaj

Begaj, formalisht, është garanti i Kushtetutës. Ligji Themeltar e ka të shkruar fare qartë: nëse kryebashkiaku ankimon vendimin e shkarkimit, ai vendim, si edhe çdo gjë që pason, pezullohet deri në shqyrtimin e rastit nga Gjykata Kushtetuese.

Por, Presidenti Begaj, i nxitur nga Rama dhe i keq-këshilluar nga kryekëshilltari i tij ligjor, Ilir Rusmali, e hodhi poshtë Kushtetutën vetëm për t’i treguar edhe njëherë, si përherë, për të mos u përplasur me pushtetin e kryeministrit.

Në foto: Ilir Rusmali, këshilltari ligjor i Presidentit, në seancën në Gjykatën Kushtetuese

Madje, me tekstin e hartuar nga Rusmali, presidenti Begaj i lëshoi frerët e gojës ndaj Gjykatës Kushtetuese, kur kjo e fundit pezulloi dekretin e tij për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë.

Ogerta Manastirliu është humbëse indirekte e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliaj. Ajo qartësisht nuk e pëlqeu vendimin e kryesocialistit Edi Rama për të kandiduar në Tiranë.

Në foto: Ogerta Manastirliu, në momentin që mësoi se do të ishte kandidate për Bashkinë Tiranë

Por, nëse vendimi i Kushtetueses i plotëson asaj “dëshirën” për të mos kandiduar, kjo nuk duket se do e shpëtojë aspak nga shigjetat e Edi Ramës, i cili nuk ka për t’ia falur fytyrën mos-aprovuese, kur ai përmendi emrin e Ogertës si kandidate për Tiranën gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

Gjykata Kushtetuese nuk është as humbëse, as fituese. Ose, më saktë, është sa humbëse, aq edhe fituese. Gjyqtarët kushtetues nga njëra anë u dukën se, për herë të parë, dolën kundër vullnetit të Edi Ramës dhe rrëzuan vendimin e qeverisë së tij për shkarkimin e Erion Veliaj.

Por, gjyqtarët kushtetues, nuk bënë asgjë tjetër, veçse pranuan “shkeljen e syrit” nga Rama, i cili nuk kishte ndërmend të bënte zgjedhje në Tiranë. Ata vendosën të mbanin në detyrë Veliajn, që, në fund të fundit, do të thotë që kryebashkiak “de facto” do të jetë Edi Rama.

LEXO EDHE:

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti “Veliaj”, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

Etiketa: Bajram BegajEdi RamaErion VeliajGjykata KushtetueseOgerta Manastirliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
Para

Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut

TË GJITHA

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom