• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me mbetjet toksike/ Bardhi: Mediat e Ballukut po fajësojnë opozitën!

11:46 : 29/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kompania turke “Kurum International” është kthyer në qendër të kritikave pas skandalit me dërgimin e mbetjeve toksike në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit drejt Tajlandës. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar për këtë skandal, Portin e Durrësit dhe qeverinë shqiptare.

Ndërkohë që mediat pranë qeverisë kanë publikuar disa dokumente ku rezulton se drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli, është administrator i kompanisë “Energy Resources” ose ish “Kurum Energy”, me aktivitet prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.

Pas këtyre lajmeve ka ardhur dhe reagimi i Gazment Bardhit i cili i quan sulmet të dirigjuara nga qeveria Rama dhe se po mundohen të fajësojnë opozitën për skandalin shtetëror të mbetjeve toksike.

Bardhi në shkrimin e tij ka pranuar që Hastopalli ka qenë pjesë e shtabit të PD-së, por ka theksuar se skandali i mbetjeve është denoncuar çdo ditë nga opozita, që prej ditës së parë kur u mësua mbi transportin e kontejnerëve drejt Tajlandës.

Postimi i plotë nga Gazment Bardhi:

Lexo edhe:

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

“Humor bajat nga Balluk-mediat! Kompania “Kurum International” dyshohet se ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon. Autoritetet përgjegjëse dyshohen se kanë shkelur ligjin duke mosvepruar dhe duke lejuar eksportin e tyre jashtë territorit në shkelje të konventave ndërkombëtare. Qeveria dhe autoritetet përgjegjëse heshtin prej 3 javësh dhe nuk veprojnë duke mos bërë asnjë transparencë mbi këtë cështje, ndërkohë që skandali ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.

Drejtuesi i Rrjetit të Aksionit të Bazelit, një organizatë ndërkombëtare prestigjoze, konfirmon për Zërin e Amerikës se “eksportimi i shpeshtë i këtij materiali nga Durrësi ngre dyshime që ai nuk vjen vetëm nga fabrika e Kurumit, pasi kjo fabrikë nuk është aq e madhe sa të prodhojë sasi kaq të mëdha të pluhurit EAF”. Por për Balluk-mediat, që nuk u intereson e vërteta, por manipulimi me propagandë i të vërtetës, fajin e ka opozita se ajo nuk ka vepruar, meqënëse një punonjës i një prej kompanive të rrjetit të shumtë të kompanive që ka Kurum në Shqipëri (pa asnjë lidhje me ish-Metalurgjikun ku prodhohen mbetje të tilla) ka qenë i angazhuar në Shtabin e fushatës së PD në Elbasan.

Pra për Balluk-mediat fajin nuk e kanë pronarët e komapanisë Kurum International që marrin përfitimet dhe mbrohen nga Qeveria, as institucionet përgjegjëse qeveritare që nuk veprojnë dhe lejojnë symbyllazi paligjshmërinë, por qindra e mijëra punonjës të kompanisë Kurum në gjithë Shqipërinë (kryesisht nga zona ime elektorale, Elbasani) që kanë vendosur të jetojnë me punë të ndershme në një kompani që ushtron aktivitet të licencuar nga shteti shqiptar. E vërteta është krejt e kundërta e kësaj që pasqyrojnë Balluk-mediat. Ka qenë opozita dhe vetëm opozita, përfshirë edhe mediat e pa kontrolluara nga “torta Belinda” dhe mafia e mbetjeve të rrezikshme që kontrollon Portin e Durrësit, që kanë kërkuar dhe kanë bërë transparencë për transportimin e paligjshëm të mbetjeve helmuese.

I mbetem besnik reagimit tim publik të datës 21 Gusht 2024, që nëse kompania “Kurum International” ka gënjyer për të mbuluar shkeljen e ligjit prej saj, kjo duhet të shoqërohet menjëherë me masa të forta ndëshkimi nga institucionet përgjegjëse. Sikurse i mbetem besnik qëndrimit tim publik të datës 28 Gusht 2024 që afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore, si dhe që përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga kompani private të licencuara nga Qeveria nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit.

I kuptoj Balluk-mediat kombëtare që nuk kanë dijeni për reagimet dhe qëndrimet e opozitës, dhe bëjnë lajme të rreme për heshtje të opozitës, sepse prej kohësh për interesa kriminale të lidhura me Qeverinë dhe aferat e saj, kanë vendosur të mos pasqyrojnë qëndrimet dhe reagimet e përfaqësuesve të opozitës, edhe pse janë transmetues mediatik me licencë kombëtare dhe rrjedhimisht shfrytëzojnë të drejta që konsiderohen pasuri publike. I ripërsëris se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të perdorë të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke nisur me fillimin e sesionin parlamentar me kërkesën për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, për të bërë transparencë mbi veprimet dhe mosveprimet e të gjitha institucioneve shtetërore qeveritare për rastin, si dhe zbardhjen e plotë të kësaj çështje”, shkruan Bardhi.

Etiketa: akuzaballukubardhiKürümKurum Internationalmediatqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
AKTUALITET

Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

09:34 : 11/07/2026
Para

Nis protesta para bashkisë së Tiranës/ Xhaferri: Drejtorët e Veliajt të gjithë janë për burg

TË GJITHA

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş