• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shkurret e arta”, Veliaj dhe vartësit donin t’i jepnin firmës së skualifikuar 800 mijë €

14:20 : 12/01/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Propaganda boshe e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dalë “boja”. Ecejaket e tij me lopatë në dorë, teksa bën sikur mbjellë pemë, kanë bërë xhirot e televizioneve gjatë muajve të fundit, në tentativë për ta “pastruar” nga njolla e madhe e dosjes së Inceneratorëve. Veliaj po lobon fortë me përfaqësues vendas dhe të huaj që të dalë pa lagur nga kjo çështje, teksa po fut në “furrë” vartësit. Në mandatin e tretë, Veliaj po hedh një “lumë” me para’ për propagandën, në tentativë për të fituar “kreditet” brenda mazhorancës, teksa po shesh dita-ditës sesi përfaqësues të tjerë po ngrihen. BoldNews.al ka denoncuar pagesat prej miliona euro për koncertet boshe, ndërkohë që vijimësi kemi denoncuar edhe për të ashtëquajturat “shkurre të arta”. Para fushatës ai hapi me dhjetëra procedura për pemë dhe shkurre, për të bërë pikërisht ato që po bën në këto ditë të ftohta teksa del në shi e baltë duke mbjellë pemë, për t’u hedhur “hi syve” të gjithëve se unë jam në krye të punëve. Por, edhe këto “shkurre” mund t’i hanë kokën, pasi me procedura të dyshimta ai dhe vartësit kanë marrë vendime tepër të dyshimta, madje edhe për ndonjë ccështje hetimore në SPAK.

Faksimile: Vendimi i KPP për tenderin e blerjeve të shkurreve dhe drurëve me fond 66 milionë lekë

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Komisioni i Prokurimit Publik ka marrë një vendim në datën 20 dhjetor 2023 për tenderin “drurë, shkurre dekorative”, me fond limit 66,666,000 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon deri në rreth 800 mijë euro. Tenderi është zhvilluar në datën 25 shtator 2023, ndërkohë që Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, nën varësinë direkte të Veliajt, nga 5 firma në garë skualifikoi 4 të tilla, duke shpallur fitues ofertën e parafundit më të lartë. Firma “Gjelbërimi 2000” ofroi 44.662.200 lekë, “Agro Korani” 51.196.500 lekë dhe firma “A.M.E 2020” kishte një ofertë prej 56.660.000 lekë. Ndërkohë, firma fituese e Veliaj ishte ajo e firmës “Albgarden” me vlerë 65.000.000, e cila ishte e vetmja që u kualifikua. Ndërkohë, oferta e fundit ishte e firmës “Ulza” me vlerë 65.300.000 lekë, edhe kjo ofertë e skualifikuar.

Mësohet se në momentin që firma “Albgarden” u kualifikua në këtë procedurë, ajo ishte skualifikuar nga tenderët për një vit. Madje, me vendime të Agjencisë së Prokurimit Publik, për abuzime me tenderët. Dhe, këmbëngulja kriminale e APP-së për ta shpallur fitues dështoi në KPP, e cila e anuloi këtë procedurë.

Lexo edhe:

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

Pas SPAK-ut dhe Gardës, firma “AlbaScan” fiton tender edhe nga Gjykata e Posaçme

Faksimile: KPP ka vendosur që skualifikimi i firmave të tjera është bërë në mënyrë të padrejtë

Në vendim, KPP shkruan se skaulfiikimi i firmave të tjera është bërë në mënyrë të padrejtë. Pra, një aferë e madhe, pasi me këtë vendimmarrje dukej se tenderi ishte paracaktuar. Fituesi dihej që në fillim, duke marrë edhe pothuajse të gjithë fondin limit. “KPP gjykon, se kriteret e kualifikimit duhet të jenë të tilla, që të vendosin të gjithë pjesëmarrësit në pozita barazie, duke iu ngarkuar të njëjtat të drejta dhe detyrime. Ndërkohë, në rastin konkret, autoriteti kontraktor nuk u ka ngarkuar pjesëmarrësve apo personave të interesuar për pjesëmarrje të njëjtat të drejta dhe detyrime, pasi me kriterin e vendosur ka lënë jashtë pjesëmarrjes një numër shumë të madh ofertuesish të cilët janë importues të mallit objekt – prokurimi” thuhet në këtë vendim. E thënë mjaft qartë se jo ccdo firmë ishte e barabartë në këtë garë. “… për qëllim krijimin e pengesave për pjesëmarrje në procedurë të operatorëve ekonomikë” është një tjetër fjali e KPP-së, duke saktësuar se vartësit e Veliajt vepruan në mënyrë kriminale në këtë procedurë, duke penguar firmat e tjera. Por, a nuk u futën në burg për procedura edhe më të vogla një vartëse e Ministrisë së Shëndetësisë? A nuk u dënua për një ark peshk zv.ministrja e brendshme? Ndërkohë që Veliaj vazhdon dhe bën procedura të dyshimta dhe asnjë gjë nuk i ndodh. A nuk duhet që këto institucione ligjzbatuese të veprojnë njësoj për të gjithë? Duke filluar nga “hajdutët” më të mëdhenj dhe për të ndëshkuar cilindo që abuzon me detyrën. Dhe ja ku është një rast për të hetuar një tjetër aferë.

Etiketa: bashkia tiraneErion Veliajpemetender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

10:08 : 06/07/2025
AKTUALITET

Pas SPAK-ut dhe Gardës, firma “AlbaScan” fiton tender edhe nga Gjykata e Posaçme

19:56 : 05/07/2025
AKTUALITET

KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi

18:03 : 05/07/2025
AKTUALITET

Tender 1 mln euro/ E quan “Fake news”, por Arlinda Pogaj konfirmon të dhënat e “Boldnews.al”

11:41 : 05/07/2025
AKTUALITET

Skema “Celibashi”/ 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së, ja kush e përfiton

11:56 : 04/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt? Rama në dilemë: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë!

11:16 : 04/07/2025
Para

Si mund të godasë kriza e Detit të Kuq ekonominë globale

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com