• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembulli “Nuhu”/ Pse u zbyth policia nga Rrajat e Krujës

15:38 : 07/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Vetëm pas publikimit të pamjeve të rënda të dhunës në Krujë, Policia e Shtetit ka reaguar duke arrestuar 4 shtetas si të përfshirë në ngjarje.

Burimet mediatike bejne me dije se vëllezërit e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Xhelali e Flamuri, nuk janë vënë në pranga ende. Ata shfaqen me pistoletë në dorë teksa kërcënojnë një prej anëtarëve të fisit Maja.

Për ta kuptuar më mirë zbythjen e policëve duhet kujtuar historia e Emiljano Nuhut, polici i vetëm i Krujës që pranoi të regjistrojë denoncimin e Xhisiela Malokut, ish e dashura e rrahur dhe kërcënuar nga Rexhepi, djali i deputetit të zonës, Rrahman Rraja.

Kur sapo kishte marrë kallëzimin e Xhisielës, Emiljanon e ndoqën kushërinjtë e Rexhepit nga Kruja në Tiranë. Njëri prej tyre, Ramazan Rraja ia tha troç: “Ligjin në Krujë e bëjmë ne. Nëse duam mund të shkrijmë edhe Komisariatin e Krujës”.

Mosbesues për këto fjalë, polici Emiljano Nuhu i shkruajti një letër të gjatë eprorit të tij Ardi Veliut. Në letrën që Lapsi.al e ka publikuar të plotë në të cilën i përshkruante djemtë e fisit Rraja si “të pushtetshëm, impulsivë, që lëvizin gjithmonë të armatosur dhe që nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale”.

Lexo edhe:

Aksident në Korçë, makina përplas fëmijën me karrocë

DETAJE nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun nga Kosova /EMRAT

Çfarë bëri Ardi Veliu? I çoi informacionin Taulant Ballës. Sepse Rrajat, duke qenë fis i madh në Krujë janë një aset i rëndësishëm i Partisë Socialiste. Siç tregoi më vonë polici Emiljano Nuhu, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i shkoi në komisariat bashkë me deputetin e PS, Rrahman Rrajën, me kryetarin e bashkisë Artur Bushin dhe vëllain e deputetit, Xhelal Rrajën. Ky i fundit ishte i armatosur dhe në nerva e sipër i vuri pistoletën në kokë për t’i thënë të mos regjistronte denoncimin e Xhisiela Malokut.

“Ata kanë qenë në komisariat dhe detaji që unë kam nga zyra ime janë fjalët e tyre që ata më kanë thënë me ironi, që janë shprehur nga deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi që: ‘hiqe pistoletën nga koka e oficerit se nuk i bën oficeri këto gabime’ dhe kam qenë nën trysninë e armës së zjarrit brenda zyrës time” tregoi Emiljano Nuhu, pasi u arratis nga Shqipëria me gjithë familjen.

Nuhu ishte një agjent policie dosido. Ai kishte marrë pjesë në disa operacione të rëndësishme si i infiltruar dhe për të ishte investuar për vite me radhë në disa trajnime. Nuhu kishte çertifikatën e sigurisë të lëshuar Drejtoria e Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar, kualifikime nga OSBE, PAMECA, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, diplomën në juridik etj dhe kurset e tjera të organizuara nga policia e shtetit.

Megjithatë, pasi denoncoi publikisht Rrajat dhe manipulimin që kishte bërë Taulant Balla në komisariat u përball me artilerinë e rëndë të presionit qeveritar. Kryeministri Rama doli dhe e quajti “horr“, “shpifës me uniformë”, një njeri “në shërbim të opozitës” apo një polic që “kishte sabotuar hetimet” për të përfituar azilin politik.

Kur Ramës i thonin se Xhelal Rraja i kishte vënë pistoletën në kokë policit, kryeministri bërtiste: Unë kam parë kamerat! Në fakt, filmimet e komisariatit të Krujës nuk dolën kurrë. Sot doli se si fisi Rraja dhunon një njeri në mes të ditës me shkopa bejzbolli duke i mbajtur pistoletën mbi kokë dhe pa iu trembur policisë.

Dhe policia nuk ka se si të veprojë. Sepse Edi Rama e bëri shembull Emiljano Nuhun duke i dhënë një mesazh të qartë kujtdo që do të marrë përsipër t’i arrestojë apo të regjistrojë kallëzim Rrajave. Në fillim duhet t’i bëjë hesapet me Edi Ramën./ Lapsi

Etiketa: deputetdhuneEdi RamaNuhupoliciapsqeveriarrajaRrajat e Krujës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Korçë, makina përplas fëmijën me karrocë

18:08 : 28/07/2026
AKTUALITET

DETAJE nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun nga Kosova /EMRAT

16:58 : 28/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Portin e Durrësit

16:26 : 28/07/2026
AKTUALITET

Nuk ka besë edhe me Arubën apo Vuçiç, e njëkohësisht edhe me shqiptarët!

14:28 : 28/07/2026
AKTUALITET

Ish-ministri i PS: Frika e Ramës nga administrata që proteston, tregon dobësinë e pushtetit

13:09 : 28/07/2026
AKTUALITET

Rama “blen armë” propagandistike në SHBA

11:50 : 28/07/2026
Para

Po të dëgjonit agjentin Nuhu, sa krime do i mungonin Krujës!

TË GJITHA

Përfundon pas dy orësh takimi Trump-Netanyahu

19:04 : 28/07/2026

Përfshihet nga flakët ferma në Patos, digjen bagëtitë

18:54 : 28/07/2026

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare pedagogu dhe eksperti i sportit, Artan Pogoni

18:35 : 28/07/2026

Merz sfidon Komisionin Evropian: Buxheti i BE-së duhet të shkurtohet me qindra miliarda euro

18:24 : 28/07/2026

Këlliçi publikon foton: Shoku i Olsi Ramës bleu tokë 320 mijë euro, pas dy muajsh e rivlerësoi 26 mln euro

18:15 : 28/07/2026

Aksident në Korçë, makina përplas fëmijën me karrocë

18:08 : 28/07/2026

Ermal Beqiri në kërkim nga SPAK, por “fiton” sërish: Kompanitë e tij marrin tender 50 mijë € nga Universiteti i Tiranës

18:03 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinocratosroyalbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibomjojobetcasibomcasibom