Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen 10 të qytetit, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha” në Korçë.
Mësohet se një mjet ka përplasur një karrocë ku ndodhej një fëmijë. Sipas të dhënave, nëna me fëmijën 1 vjeç e gjysmë ka qenë duke kaluar rrugën, ndërsa mjeti ka përplasur karrocën.
Ka qenë vetë drejtuesi që ka transportuar fëmijën me mjet në urgjencën e spitalit të Korçës.
Mësohet se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr ndihmën mjekësore.














