• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk ka besë edhe me Arubën apo Vuçiç, e njëkohësisht edhe me shqiptarët!

14:28 : 28/07/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Enver Bytyçi

Kryeministri në valën e protestave ka paraqitur një platformë me logon “BESA”, me qëllim që t’i përgjigjet krizës politike që vendi po kalon këto kohë. Nuk është hera e parë që naltgjatësia e tij përdor simbolikat për të maskuar të vërtetën. Rilindja vetë u krijua si emërtim i fshehjes së një realiteti tjetër të projektuar në trurin e tij. Të realitetit të kanabizimit, burgosjes së 38 mijë shqiptarëve në një vit, lidhjeve me kartelet e drogës dhe organizatat mafioze, korrupsionit të çmendur nën dirigjimin e një të çmenduri, shpopullimin e rrënimin e shëndetësisë, arsimit e kujdesit social.

Mungesën e atyre 300 mijë vendeve të punës të premtuara me bujë e zuri shpopullimi! Konkurrencën e lirë e asgjësuan pastrimi i parave, droga dhe korrupsioni. Iniciativën e lirë e shkatërruan ligjet e investimeve strategjike, ato të zonave të mbrojtura, të paketës së maleve dhe ligje të tjera të destinuara për mafien dhe oligarkët, miq të kryeministrit. Madje të destinuara edhe për njerëzit e familjes së tij natyrale dhe politike. E shpërdoroi besën e shqiptarit ky kryeministër edhe në përpjekjet e tij për ta shitur Shqipërinë copa-copa. Sa herë ka qenë ngushtë ka përdorur besën si varkë shpëtimi. Me të njëjtën metodë e shiti dhe po e shet atdheun tonë. E ka bërë Shqipërinë parcela investimesh së paku në 580 copa dhe ka dalë më shkop në dorë e trastë në krah të kërkojë investitorë të huaj për t’i shit ato. Ka marrë paratë e shqiptarëve për të pastruar paratë e Arubës mafioze. Djersën e taksapaguesve shqiptarë ai po e përdor për të pasuruar mafien dhe krimin e organizuar! Dhe kërkon besë!

Shkurt kryeministri ynë po e përdor sërishmi besën e shqiptarit si kalë troje për t’i shaluar shqiptarët, siç ai di dhe dëshiron t’i shalojë ata. Duke i zvarritur si zvarranikë dhe duke i poshtruar pas bishtit të atij kali. Besa e Edi Ramës nuk është për shqiptarët. Shqiptarëve ai u ka rezervuar gjithmonë, po ama gjithmonë, që nga dita kur ka filluar të mendojë, vetëm pabesinë e tij. Lumturia e Edi Ramës matet me vuajtjet e shqiptarëve. Sa më shumë ata vuajnë, aq më i lumtur bëhet ky kryeministër! Besa e Edi Ramës është për padronët e tij të njohur, me të cilët bën biznes e ku vihen në shtije pronat dhe tokat e shqiptarëve. Rama ka besë për ata që u përfaqësuan në Arubë, si eksponentë të karteleve të drogës. Sepse me ata ndan pjesën e pastrimit të parave. Por edhe me këta besa e Edi Ramës është e përkohshme, sa kohë që përfiton prej tyre. Në ditën që nuk përfiton merr fund besa dhe besatuesi duhet sërishmi të ngujohet në kullën e ngujimit.

Lexo edhe:

Ish-ministri i PS: Frika e Ramës nga administrata që proteston, tregon dobësinë e pushtetit

Rama “blen armë” propagandistike në SHBA

Tipari kryesor i besueshmërisë së kryeministrit është përkohshmëria. Kalova lumin të bëfsha kalin! Kjo është filozofia e besës që ofron Edi Rama! Këtë e shohim madje në marrëdhëniet e tij me bashkëpunëtorët. Me ta ka ndarë besë, sa kohë kanë vjedhur bashkë. Në momentin që janë zënë për pjesën që përfitojnë i ka bërë lanet! Ai edhe në ditë të tilla, kur ka nevojë për promvimin e asaj “besës” që ofroi para pak ditësh, sulmon egërsisht protestuesit dhe duket sikur thotë se “Me hir ose pahir, ju do të më bindeni me besë”! Pra kërkon besë nga protestuesit dhe çliron dhunë nga ana e tij. Dhunë verbale, dhunë policore, dhunë ushtarake, të paparë ndonjëherë. Kjo është besa e kryeministrit të Shqipërisë.

Dokumenti “BESA” e Edit flet për një moratorium tre mujor, në përfundim të të cilit do të merret vendimi përkatës për Zvërnecin dhe Nartën. Pra Edi na thotë “Ma jepni besën këta tre muaj dhe në fund do të dalim me diçka konkrete”! Dmth pushoni ju tre muaj dhe më pas shohim e bëjmë. Eshtë besë me hile kjo, sepse protesta nuk është vetëm e flamingove! Kjo lloj bese e Edi Ramës i ngjan atij sondazhit të qeverisë për të “zbuluar” sa shqiptarë e mbështesnin Open Balkan, sondazh në të cilin qeveria bëri pyetjet, shpërndau zarfet, mori përgjigjet, i verifikoi ato dhe në përfundim shpalli se mbi 70 përqind e shqiptarëve e përkrahnin Open Balkan. Dmth shpenzoi paratë e taksave tona për të na mashtruar ne me një sondazh krejt të manipuluar e falsifikuar! Po kështu me mbylljen e Tik-Tokut etj. Edhe kësaj radhe i pabesi në krye të qeverisë kërkon të na “japë besën” për të na manipuluar dhe për të fituar kohë!

Vetë dokumenti që emërtohet si “BESA”, është shprehje dhe provë e pabesisë. Ajo që ofron Edi Rama për qytetarët ka qenë, është dhe do të jetë pabesia, intriga, skuthëria. Ndërsa ajo që ai ofron për Arubën dhe të gjitha kartelet e drogës është besa e tij e vërtetë. Nuk mundet kurrë që në të njëjtën kohë të respektosh besën edhe për mafien shqiptare e ndërkombëtare, edhe për viktimat e kësaj mafje, pra shqiptarët e pambrojtur. Edhe për kriminelët në burgje e jashtë burgjeve, edhe për ata të cilëve këta kriminelë së bashku me kryeministrin e ligjet e tij u grabisin prona. Edhe për Belindën hajdute e të pangopur, edhe për viktimat e korrupsionit në Shqipëri! Njeriu nuk mund të ketë dy besë. Një një për dhunuesit dhe një për të dhunuarit. Edi Rama është në lidhje bese me dhunuesit e shqiptarëve, vendas apo të huaj qofshin ata! Ashtu siç nuk ka e nuk mund të ketë besë edhe më Vuçiq, edhe me Albin Kurtin. Besa me Vuçiq e ka bërë Edi Ramën kundërshtar të Albin Kurtit! Besa është institucion, nuk është kurvë që shkon sa në një shtrat në tjetrin!

Etiketa: ArubaEdi Ramaenver bytyciVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-ministri i PS: Frika e Ramës nga administrata që proteston, tregon dobësinë e pushtetit

13:09 : 28/07/2026
AKTUALITET

Rama “blen armë” propagandistike në SHBA

11:50 : 28/07/2026
AKTUALITET

Raporti i DASH ngre alarmin: Shqipëria nën hijen e krimit të organizuar dhe korrupsionit!

11:06 : 28/07/2026
AKTUALITET

“Thasë me para në Rinas”, Anonymous TV: Rama po përgatitet të largohet nga vendi?!/ VIDEO

09:16 : 28/07/2026
AKTUALITET

Fjalimi i fortë i Elsa Demos në protestë: Pas Teatrit dogjën pyjet dhe ndërtuan resorte

22:37 : 27/07/2026
AKTUALITET

Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

22:06 : 27/07/2026
Para

Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi në Greqi, të papërshtatshme për konsum

TË GJITHA

Zbulohet laboratori i drogës në Itali, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

15:52 : 28/07/2026

Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë 5 vite për të zbatuar rekomandimet

15:39 : 28/07/2026

Donte të dilte nga rrjeti i trafikut të kokainës, plagoset me armë shqiptari në Itali! I zunë pritë 2 bashkëatdhetarët

15:29 : 28/07/2026

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, Kristian Shkreli dëshmon në gjyqin ndaj tij

15:11 : 28/07/2026

Aksident në unazën e Patosit, plagoset një grua dhe fëmijët

14:55 : 28/07/2026

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

14:36 : 28/07/2026

Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi në Greqi, të papërshtatshme për konsum

14:30 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinomeritbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom