• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit-Ramës: Mos hesht për dhunën ndaj gazetarëve

14:23 : 15/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

IPI, një nga organizatat më të rëndësishme të lirisë së medias në botë, deklaroi të martën se Shqipëriia duhet të hapë hetime dhe të identifikojë policët përgjegjës për ndalimin e pajustifikueshëm të tre gazetarëve, duke u bashkuar në këtë mënyrë me zyrën e BE-së në Tiranë, OSBE-në dhe Ambasadën e Suedisë.

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) dënoi me gjuhë të ashpër rastet e shoqërimit të tre gazetarëve nga policia ndërsa këta të fundit po dokumentonin rastet e dhunës policore mbi të rinjtë protestues, duke i bërë thirrje drejtuesve të policisë dhe kryeministrit Edi Rama të hetojnë episodet dhe të gjejnë personat përgjegjës.

‘Ne dënojmë ashpër këto sulme të qarta dhe flagrante kundër lirisë së medias,’ deklaroi Scott Griffen, zëvendësdrejtor i IPI.

‘Autoritetet duhet të hetojnë menjëherë raportimet mbi gazetarët e dhunuar nga policia, përfshirë gjatë kohës së mbajtjes të ndaluar,’ vijon më tej deklarata.

Së paku tre gazetarë u ndaluan dhe u shoqëruan për në komisariat gjatë të gjashtë ditëve të protestave të të rinjve, të shkaktuara nga vrasja e një 25 vjeçari nga një oficer policie.

Lexo edhe:

Trend dhunimi dhe shpërndarjen në rrjetet sociale, 15 të mitur në hetim çdo javë, prokurorja ngre alarmin

Dhuna ndaj protestuesve, reagon PDE: Shqipëria meriton institucione që dëgjojnë, jo që godasin

‘Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Rebani Jaupaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet menjëherë të përgjigjen për këto akuza dhe të identifikojnë dhe dënojnë ata oficerë që janë përgjegjës,’ shkruan IPI.

‘Kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht këto arrestime. Vijimi i heshtjes prej tij vetëm sa do të rrisë dyshimin se autoritetet kanë diçka për të fshehur’.

Gazetari Xhoi Malësia nga Ora News u ndalua nga policia ndërkohë që raportonte live mbi sulmet e protestuesve ndaj një stacioni policie në Tiranë. Ndërsa ai filmonte arrestimet e të rinjve, një grup oficerësh iu afruan atij dhe i kërkuan të ndalonte xhirimin.

Malësia deklaroi se është goditur nga një polic me shpullë në komisariat ndërsa policët e shanin nga familja.

Qamil Xhani, kryeredaktor i Koha Jonë, u arrestua nga policia pasi po fotografonte dhunën policore ndaj protestuesve që gjendeshin në derë të redaksisë së tij.

Atij iu vunë prangat pavarësisht se tregoi se ishte gazetar dhe u shoqërua për në komisariat. Xhani thotë se celulari i tij u rrëmbye dhe fotot e bëra me celular u fshinë.

Malësia ka dorëzuar kallëzim penal kundër policisë me ndihmën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Një kërkesë për të parë pamjet e kapura nga kamerat e policisë brenda stacionit të policisë në natën e sulmit të aluduar, u refuzua.

Më 12 dhjetor, Shefqet Duka, redaktor në median Durrës Lajm, u ndalua nga policia në Durrës ndërsa o kthehej në shtëpi nga puna, shpjegoi për IPI, Blerjana Bino, nga Rrjeti Gazetarë të Sigurt.

Pavarësisht se ai u deklarua se ishte gazetar, Duka u mor në stacionin policor për marrje në pyetje dhe u akuzua se ishte protestues.

Po në të njëjtën natë, Aldo Mustafa, gazetar në Syri.net në Durrës, thotë se policia e sulmoi dhe e pengoi të xhironte ndalimin e protestuesve të rinj. /BIRN/

Etiketa: dhunagazetaremedia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trend dhunimi dhe shpërndarjen në rrjetet sociale, 15 të mitur në hetim çdo javë, prokurorja ngre alarmin

22:32 : 11/07/2026
AKTUALITET

Dhuna ndaj protestuesve, reagon PDE: Shqipëria meriton institucione që dëgjojnë, jo që godasin

10:35 : 03/07/2026
AKTUALITET

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

19:08 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Televizioni rumun: Rama humb kontrollin live, sulmon gazetaren gjatë pyetjeve për Zvërnecin

20:51 : 10/06/2026
AKTUALITET

“Thatë që s’ka projekt por u vendos gardhi”/ Rama i hakërrehet gazetares së huaj: Nuk më intereson ça dëgjon në rrugë…

15:59 : 09/06/2026
Para
Foto marrë nga Instagrami

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla dhurojnë para për të luftuar Covid-19

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24: Dua Lipa sfidon qeverinë për protestat

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş