• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

19:08 : 25/06/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites

Organizata ndërkombëtare për lirinë e medias, Reporters Without Borders (RSF), ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të ndërmarrin hapa konkretë për dekriminalizimin e plotë të veprave penale të shpifjes dhe fyerjes, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, në një kohë kur Shqipëria po synon anëtarësimin në BE.

Gjatë një misioni për lirinë e medias në Tiranë, të zhvilluar nga 17 deri më 19 qershor, përfaqësuesit e RSF-së dëshmuan para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, të drejtuar nga deputetja e opozitës Jorida Tabaku. Ata zhvilluan gjithashtu takime me ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, si dhe me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.

Drejtori i zyrës së RSF-së për Evropën Qendrore dhe Ballkanin, Pavol Szalai, vizitoi Tiranën pasi Shqipëria ra me tre vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2026, duke u renditur e 83-ta nga 180 vende, shkruan politiko.al. Sipas RSF-së, pavarësisht krijimit të Platformës për Dialog me Median, një mekanizëm i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, progresi ka qenë i kufizuar dhe gazetarët shqiptarë vijojnë të përballen me presione nga politika, pronarët e mediave dhe krimi i organizuar.

“Besimi mes gazetarëve dhe institucioneve është ende i brishtë. Ai është dëmtuar pasi Kuvendi miratoi vetëm një dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes, në kundërshtim me dakordësinë e arritur në Platformë”, deklaroi Szalai.

Sipas organizatës, reforma e Kodit Penal e miratuar në janar 2026 hoqi përgjegjësinë penale vetëm për shpifjen dhe vetëm për gazetarët e konsideruar “të regjistruar dhe të njohur”, ndonëse në Shqipëri nuk ekziston një sistem zyrtar regjistrimi për gazetarët. RSF vëren se ligji nuk mbulon burimet e gazetarëve apo sinjalizuesit (whistleblower-at), ndërsa paditë e tipit SLAPP dhe rastet e shpifjes online mbeten problematike.

Lexo edhe:

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

Televizioni rumun: Rama humb kontrollin live, sulmon gazetaren gjatë pyetjeve për Zvërnecin

Organizata ngriti shqetësime edhe për sigurinë e gazetarëve, duke përmendur si ende të pazbardhur vrasjen e një punonjësi të sigurisë së televizionit Top Channel në vitin 2023, si dhe shpërthimin me eksploziv në automjetin e gazetarit Sami Curri në prill të vitit 2026.

Megjithatë, RSF vlerësoi disa hapa pozitivë në drejtim të transparencës së medias. Sipas organizatës, një ligj i miratuar gjatë vitit 2026 detyron mediat audiovizive të publikojnë pronarët përfitues të tyre, duke synuar të kufizojë ndikimin e interesave politike dhe ekonomike në sektorin mediatik.

Po ashtu, sic shkruan politiko.al, 33 media shqiptare kanë aderuar në Journalism Trust Initiative, një standard ndërkombëtar për transparencën dhe etikën në gazetari, në bashkëpunim me RSF dhe Këshillin Shqiptar të Medias.

RSF thekson se përparimi në fushën e lirisë së medias mbetet një kusht i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe u bën thirrje institucioneve shqiptare të ndërmarrin reforma më të thella për të garantuar pavarësinë dhe sigurinë e gazetarëve.

Etiketa: gazetaremediaOrganizata ndërkombëtare për lirinë e mediasReporters Without Borders

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Televizioni rumun: Rama humb kontrollin live, sulmon gazetaren gjatë pyetjeve për Zvërnecin

20:51 : 10/06/2026
AKTUALITET

“Thatë që s’ka projekt por u vendos gardhi”/ Rama i hakërrehet gazetares së huaj: Nuk më intereson ça dëgjon në rrugë…

15:59 : 09/06/2026
AKTUALITET

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias

09:27 : 30/05/2026
AKTUALITET

OSBE ngre shqetësimet për sigurinë e gazetarëve dhe presionet ndaj medias në Shqipëri

14:29 : 18/05/2026
AKTUALITET

“Thashethemeqar, sqepar…”/ Çfarë mendon Rama për gazetarët kryesorë në vend?

22:51 : 13/05/2026
Para

"Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je", Tomorri: Pastrimi i parave s'bëhet pa bekimin e qeverisë

TË GJITHA

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibommeritbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet