Porositi dhe organizoi vrasjet e Elbasanit – Ja kush është Erion Alibej (FOTO+DETAJE)

BoldNews.al ka siguruar foton e Erion Alibej, 34-vjeçarit që porositi dhe organizoi vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan.

Erion Alibej përdorte edhe emrat Andrea Alibej dhe Erion Dylgjeri. 34-vjeçari është një emër i njohur, pasi së bashku me vëllain e tij Indrit Alibej (të vrarë në Elbasan në 2018-në) drejtonin një rrjet të trafikut të drogës në Itali e Holandë.

LEXO EDHE  Pranga shqiptarit të rrjetit të trafikut të drogës Spanjë-Itali

34-vjeçari dyshohet se i organizoi vrasjet për hakmarrje. Erion Alibej cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë. Ai u arrestua nga forca të shumta policie, pasi më herët prokuroria kishte zbuluar me prova se porositi dy vrasjet në Elbasan.

LEXO EDHE: 

Porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ Arrest me burg për 34-vjeçarin (EMRI)