Pas Rita Orës, edhe Ermal Meta vendos të rindërtojë shtëpinë e një familje

Këngëtari shqiptar me famë botërore është sensibilizuar me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këngëtari Ermal Meta i është përgjigjur thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ashtu si Rita Ora ka vendosur që me financiat e tija të ndërtojë një tjetër shtëpi të shkatërruar nga tërmeti.meti i 26 nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ermali nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale teksa i bën thirrje edhe figurave të tjera por edhe fansave të tij që të kontribuojnë për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në këto moment të vështira.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliaj duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, – shkruan Ermal Meta në Instagram.

Ai gjithashtu  ka publikuar që më parë në faqet e tija në rrjetet sociale edhe thirrjen për të ndihmuar financiarisht Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor.

LEXO EDHE  Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë (Foto)

“Edhe pak bën ndryshim. Nëse mundeni shpërndajeni ju lutem”, shkruan Meta ndërsa ka publikuar mesazhin sensibilues për të kontribuar në përballimin e kësaj situate.

 

View this post on Instagram

 

Seguo con preoccupazione le conseguenze del terremoto nella mia amata Albania e mi unisco al dolore di tutti coloro che hanno perso i propri cari. Ho risposto all’appello di @erionveliaj dando il mio contributo per aiutare nella ricostruzione della casa della famiglia Alla, in modo che Brisilda, Erseda, Erildi e la loro famiglia possa passare l’inverno lontano dalle macerie e dal freddo. Come la famiglia Alla ce ne sono molte altre che hanno bisogno del nostro aiuto. Chiedo a tutti un contributo, anche piccolissimo. Grazie di cuore. https://e-albania.al Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të @erionveliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on