Policia ka arrestuar njerkun 37-vjeçar në Korçë, i cili dyshohet se plagosi me thikë në kokë djalin 18-vjeçar të bashkëjetueses së tij.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:55, në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë shtetasi me iniciale A. S., rreth 18 vjeç. Nga të dhënat paraprake rezulton se ai është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i konfliktit, por pak çaste më vonë është bërë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.














