Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës.
Brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë marrë flakë, ç’ka lë të dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Drejt zonës janë nisur dy mjete të forcave zjarrfikëse të Korçës, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë.















