Një stuhi e fuqishme ka goditur Sarandën në mesnatën e sotme, duke shkaktuar kaos në qytet.
Rrebeshet e shiut, erërat e forta dhe aktiviteti intensiv i rrufeve kanë sjellë dëme të shumta materiale.
Po ashtu disa persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. 
Nga pamjet e siguruara nga Boldnews.al shihen pemë të rrëzuara në rrugë, automjete të dëmtuara dhe situata problematike në disa zona të qytetit, si pasojë e motit ekstrem.

Boldnews i bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e kushteve atmosferike.

Pamjet dhe videot tregojnë përmasat e dëmeve që ka shkaktuar stuhia, e cila ka përfshirë Sarandën me intensitet të lartë.














