• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Ina Zhupa dha më shumë detaje për Komisionin e Dezinformimit, që sipas saj rrezikon kontrollin e plotë të informacionit, i cili përdoret jo vetëm në median audio-vizive por edhe në atë online.

Edhe si Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Zhupa tha se administrata e re amerikane me presidentin Donald Trump në krye, e mbylli një komision të tillë në SHBA, me argumentin se është përdorur nga qeveria për të goditur opozitën dhe mbajtur nën kontroll median, një praktikë e cila u kopjua nga Shqipëria për ta implementuar në vendin tonë.

Sipas Zhupës, pavarësisht se SHBA e mbyllën Komisionin për Dezinformimin, Shqipëria e vijoi një praktikë të tillë, mdaje duke dashur ta ‘perfeksionojë’ më tej atë, në mënyrë që ta centralizojë pushtetin e katërt (median) në dorën e një njeriu.

Gjithashtu, Zhupa tha se qeveria do të përpiqet ta kontrollojë duke e dhënë ajo ‘vulën’ nëse lajmi është i vërtetë apo jo, sikurse edhe rastet kur mund t’i ndërpresë çdo akses apo fond, në mënyrë që ta ketë nën kontroll.

“Ishte një marrëveshje e Shqipërisë me sekretarin Blinken, për rrugën e Komisionit të Dezinformimit sipas modelit amerikan. Me ardhjen në pushtet, Trump rishikoi të gjitha komisionet nga administrata e mëparshme. Tha që ky komision është përdorur për propagandën e majtë e qeveria në pushtet, për të goditur opozitën dhe mbajtur nën kontroll median. Ndaj e mbylli, por tanët e vazhduan këtë strategji të dezinformimit.

Lexo edhe:

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

Ka 4 objektiva, atje ku fshihet djalli në detaje, objektivi i 4. Është ajo që është ngritur si strategjia për kontrollin e medias. Është strategji e informimit me regji, sepse duan që informacioni të kanalizohet e kontrollohet nga qeveria. Republika e Shqipërisë do të japë para për të ndërtuar start up që do të bëjnë fact chek. Kontrollin e faktve në Evropë e bëjnë media të pavarura nga qeveria. Si mund të kontrollohen faktet e një qeverisje nga qeveria. Ajo bëhet nga organe të pavarura. Ata që japin para në start up, ata vendosin edhe tek ekonomia. Do të shuash zërat kritikë. Së dyti Republika e Shqipërisë sot, (qeveria) do të nxisë dhe do të bëjë e promovojë përmes një autoriteti, gazetarinë investigative. Heton kryesisht skandalet e institucioneve shtetërore, se kush mund të abuzojë me paratë publike e pushtetin, si mund qeveria të investigojë veten?! Kuptohet qartësisht se investigimet që s’i shkojnë për shtat qeverisë, të shuhen. Apo do të këtë investigim sipas interesave, me regji.

Strategjia ishte krijimi i një autoriteti që s’kuptohet kush e krijon dhe kompetencat që ka, mediat online do duhet të rregullohen. Cili do të jetë roli i shtetit në këtë drejtim? Tendencë për të kontrolluar e drejtuar pushtetin e 4, median, me qëllim patologjia e një njeriu të vetëm. Qeveria kontrollin e medias e bën realisht, po është aq shumë makute sa do të centralizojë çdo pushtet sa nuk e pëlqen median. Këtë do të bëjë qeveria, kontrollin e fakteve. Start up i ri do të nxjerrë ‘vulën’ se është e pavërtetë psh, siç kanë nxjerrë Piranjat, abuzimin e Anuela Ristanit.

Do ngrihet një strategji e tillë, së pari për kontrollin e fakteve për të anatemuar një medium, më shumë se një kompani mediatike për të anatemuar një informacion, për t’i vendosur brendin e të pavërtetës. Për t’i ndërprerë çdo akses, për të parë se çfarë do të bëjnë aty. Ka elemente që lidhen me kontrollin e fondeve të medias, nëse vijnë nga jashtë. I jep vetes më shumë të drejta në atë që quhen mekanizmat e presionit, me kontrollet tatimore e fiskale, jo vetëm ato që kërkon ligji por edhe burimin e parave”, tha Zupa per SYRI TV.

Etiketa: BerishakritikamediatopozitaPDqeveriaRamazhupa

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
RAJONI

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
RAJONI

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025
Para

Godina rrethohet me tritol në Theth, pronari: Mesazhi i Ramës, duan të na fundosin

TË GJITHA

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

11:06 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com