• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Elbasan/ Nga protestat te kutitë, si premtimet “pa doganë” të PS u përkthyen në votë

11:20 : 19/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Hotolishti ishte në qendër të vëmëndjes mëngjesin e 11 Majit për shkak se në fund të shkurtit ata kishin firmosur një peticion me 511 firma. Në peticion pasi rëndisnin kërkesat e tyre, banorët citonin se në mospërmbushje të kërkesave do të bojkotonin zgjedhjet duke kujtuar se në këtë zonë kanë të drejtë vote rreth 5000 banorë.

Ditët që vijuan ata protestuan disa herë me kërkesën për të rishikuar vendimin e shpronësimit të tyre dhe gjurmën e rrugës për projektin e Korridorit VIII por nuk morën asnjë përgjigje zyrtare.

Ndryshe nga sa protestuan, ditën e 11 Majit, në orët e para të mëngjesit banorët u shfaqën tek kutitë e votimit.

Një grua, u shpreh se iu premtua që cështja do të zgjidhej.

Lexo edhe:

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

“Na premtuan që do e zgjidhin. Tani të shohim”, thotë ajo ndërsa votoi në qendër të Hotolishtit në një korridor të ngushtë në qendrën e votimit 2762/00.

Në këtë qendër numri i votuesve ishte shumë i ulët dhe nga rreth 600 votues në lista, 150 vota janë të Partisë Socialiste dhe 76 për koalicionin opozitar.

Vetëm fshati votoi kundër, por njësia administrative Hotolisht në terësi votoi për Partinë Socialiste me 1445 vota ndërsa koalicionit PD-ASHM i kaluan 684 vota.

Grabova

Një tjetër fshat që protestoi para zgjedhjeve ishte ai Grabovës në njësinë administrative Lënie. Banorët bllokuan rrugën ndërsa kërkonin ndërtimin e rrugës, ndricimit dhe lehtësirave të tjera nga firma që po ndërton hidrocentrale në këtë zonë. Ata u tërhoqën nga protesta pasi morën premtimin se rruga do të investohej. Por rruga nuk u investua dhe banorët po vuajnë gërryerjen dhe dëmtimin e rrugës.

Në të gjithë njësinë administrative numri i banorëve që votuan ishte tepër i ulët, rreth 300 votues gjithsej nga të cilat 209 vota i kanë kaluar Partisë Socialiste.

Pajovë  

Një tjetër fshat që protestoi i prekur nga infrastruktura e lotit të Korridorit të 8 në Peqin është Gryksh i Madh në njësinë administrative Pajovë. Banorët protestuan qysh në janar për faktin se nuk ishte parashikuar një dalje në autostradë dhe nuk kanë infrastrukturë rrugore që i lidh.

Protesta nuk zgjati shumë dhe banorët morën premtimin se do të kenë një mundësi dalje në autostradë.

Godoleshi, fshati që votoi kundër

Vota ne Godolesh

I vetmi fshat që rezulton se ka votuar Partinë Demokratike në këto zgjedhje është fshati Godolesh në njësinë administrative Labinot Fushë, bashkia Elbasan. Banorët e këtij fshati votuan dy vjet më parë në shumicë dërrmuese Partinë Socialiste dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Gledjan Llatja.

Ata kërkuan investim në ujësjellës dhe rrugë. Mësohet se mungesa e një investimi

konkret këto dy vite për ujësjellësin ka bërë që në shumicë ata të votojnë kundër me 256 vota të PD kundrejt 198 të Partisë Socialiste. Një prej banorëve thotë se ky ishte një mesazh për bashkinë që të ndërtojë ujësjellësin dhe infrastrukturën për banorët që të mos vuajnë më për ujë e për rrugë.

“Ne votuam se na premtuan ujësjellës dhe nuk u bë asgjë për dy vjet. Na premtuan rrugë të mira dhe vetëm sa u hodh ca beton privatisht. Asnjë gjë nuk ëshë bërë për Godoleshin edhe pse votuam PS”, thotë ai ndërsa shpreson se ky vit do të sjellë investimin e munguar në fshatin e tyre.

Vota  

Banorët e njësive administrative kanë votuar masivisht Partinë Socialiste. Madje edhe fshatra të largët pa rrugë dhe pa infrastrukturë si Zavalina apo Graceni kanë votuar qeverisjen duke mos reflektuar reagim ndaj mungesës së vëmendjes ndaj zonave të thella rurale./Faktoje.al

Etiketa: elbasanHotolishtprotestapsvotazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

10:45 : 30/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
Para

I shiti kokainë 15-vjeçares që përfundoi në spital, arrestohet i riu në Sarandë

TË GJITHA

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com