• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Tirana nuk ka më kënde lojërash, pasi një pjesë e hapësirave e dedikuar për fëmijë është zëvendësuar nga pallatet e reja, ndërsa ato që ekzistojnë janë të amortizuara.

Në disa prej zonave më të populluara të Tiranës, prindërit ankohen se këndet e lojërave janë të pakta dhe të pasigurta, pasi janë jashtë standardeve. Drita nënë e dy fëmijëve tregon se hapësirat ekzistuese për argëtimin e fëmijëve janë zhdukur, për t’i lënë vend ndërtimeve: “Këtu në zonën e Fushës së Ali Demit kemi patur kënd lojërash dhe kalceto për fëmijë. Fatkeqësisht, u shembën të dyja dhe po ndërtohet një pallat. Fëmijët nuk kanë më ku të luajnë”.

Pak metra më tej ndodhet një tjetër kënd lojërash, por sipas banorëve ai nuk plotëson as standardet minimale të sigurisë. Rrëshqitëset dhe lisharëset janë të dëmtuara dhe dyshemeja është prej betoni.

Ana, një tjetër nënë shpreh shqetësimin: “Unë dal çdo pasdite këtu me djalin, por këto nuk janë kënde lojërash. Së pari, duhet të jetë hapësirë e gjelbër dhe jo beton. Këtu fëmija mund të rrëzohet e të përplaset në beton dhe të ketë pasoja shëndetësore”.

E njëjta situatë paraqitet edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Eda, banore në Don Bosko thotë: “Nuk ka hapësirë për të luajtur para pallateve, kënde lojërash jo e jo. Jemi të detyruar t’i çojmë në ambiente me lodra me pagesë, por janë të shtrenjta. Fëmijët po rriten në ekranet e telefonave dhe televizorit”.

Lexo edhe:

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Sipas specialistëve të shëndetit, mungesa e aktivitetit fizik në natyrë ndikon në rritjen e rasteve të mbipeshës, izolimit social dhe varësisë nga teknologjia. Mjekja pediatre Loreta Gjoni shprehet: “Studimet tregojnë se kur fëmijët luajnë në ambient të hapur kanë shëndet më të mirë fizik, mendor dhe emocional, madje edhe mësojnë më mirë. Inteligjenca e tyre emocionale zhvillohet nëpërmjet lojës”.

Premtimet e Erion Veliajt për këndet e lojërave

Në vitin 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj premtoi transformimin e hapësirave publike për fëmijët. Në ato vite, Veliaj deklaronte: “Fëmijët që jetojnë në Tiranë do të kenë mundësi që të përdorin 12 kënde lojërash për t’u argëtuar dhe kaluar kohën e lirë. Do të jetë dita e parë ku fëmijët nuk do të kërkojnë më të shkojnë për të luajtur në qendra tregtare se nuk është as e shëndetshme, as natyrale, por do të kërkojnë të shkojnë në park, në hije, të sigurt dhe me të gjitha kushtet”. Më pas, Bashkia e Tiranës deklaroi se deri në vitin 2018 janë ndërtuar 36 kënde lojërash, shumica me fondet e donatorëve të huaj.

Një prej projekteve më të promovuara ishte parku “7 Xhuxhat” në rrugën e Elbasanit. Në inaugurimin e tij Veliaj u shpreh se “7 Xhuxhat” nga privati u kthye në hapësirë publike me parking poshtë për prindërit dhe lojëra për fëmijët.

Por sot, një pjesë e këndeve të lojërave përballen me probleme serioze mirëmbajtjeje. Në parkun “7 Xhuxhat”, i promovuar si model i hapësirave publike për fëmijët, të gjitha lisharëset janë të dëmtuara. Prindërit raportojnë mungesë të dezinfektimit, pasi brejtësit lëvizin lirshëm mes lodrave dhe hapësirave të gjelbra, duke ngritur shqetësime për rrezikun e infeksioneve dhe sëmundjeve.

inaugurimi i parkut “7 xhuxhat” dhe 7 vite më pas

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit vazhdojnë të deklarojnë publikisht se ekipet e tyre janë çdo ditë në terren për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Por, faktet në terren tregojnë një tjetër panoramë.

Këndi i lojrave për fëmijë pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”

Standardet që duhet të plotësojë një kënd lojërash. Sipas normës europiane EN 1176 për sigurinë e këndeve të lojërave, çdo hapësirë e tillë duhet të garantojë:

  • Dysheme absorbuese si rërë, zhavorr i imët, tapet gome ose materiale sintetike që zbusin goditjet;
  • Distanca sigurie mes pajisjeve për të shmangur përplasjet;
  • Pajisje të përshtatshme për moshën e fëmijëve dhe pa elemente të rrezikshme;
  • Inspektime dhe mirëmbajtje periodike.

Megjithatë, në pjesën më të madhe të këndeve të lojërave në Tiranë mungojnë materialet mbrojtëse dhe sipërfaqet janë të mbuluara me beton ose asfalt, duke rritur ndjeshëm rrezikun e lëndimeve.

Bashkia e Tiranës “hesht” për kostot dhe fondet e mirëmbajtjes

Përballë pyetjeve mbi numrin total të këndeve të lojërave, kostot e ndërtimit dhe fondet e mirëmbajtjes, Bashkia e Tiranës nuk pranon të japë përgjigje.

Institucioni ia delegon përgjegjësinë Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, e cila në përgjigjen e saj sqaron: “Ushtrojmë veprimtarinë në administrimin, shtimin, mirëmbajtjen, zhvillimin dhe pastrimin e gjelbërimit, lulishteve, shatërvanëve, si dhe shërbime të tjera të përcaktuara në funksion të pastrimit dhe gjelbërimit të qytetit.”

Ndërsa për informacionin e kërkuar mbi këndet e lojërave Drejtoria e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit nënvizon se është jashtë fushës së kompetencës së saj.

Megjithatë, të dhëna tue publikuara më parë nga ACQJ tregojnë se gjatë periudhës 2018-2022 janë shpenzuar rreth 22 milionë lekë për mirëmbajtjen e këndeve të lojërave. Gjendja aktuale në terren ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e këtyre shpenzimeve.

KLSH: 32 kënde lojrash në Tiranë janë pa standard

Problemet e evidentuara në terren janë konfirmuar edhe nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi parqet rekreative dhe këndet e lojërave në kryeqytet.

Sipas raportit të auditimit për vitin 2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në përfundimin se 32 kënde lojërash në kryeqytet nuk plotësojnë kushtet dhe standardet e duhura.

Një nga gjetjet më shqetësuese lidhet me raportin mes numrit të fëmijëve dhe hapësirave ekzistuese. Sipas KLSH-së, 32 kënde lojërash të përfunduar dhe në proces kanë një dendësi mesatare prej 4.408 banorë të moshës 0-14 vjeç që shfrytëzojnë një kënd. Gjithashtu në raport thuhet se janë evidentuar kënde lojërash ekzistuese. të cilat janë plotësisht të amortizuar dhe nga ana e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit nuk është marrë asnjë iniciativë për riparimin dhe kthimin e tyre në gjendje funksionale. \

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar Bashkisë së Tiranës hartimin e një plani afatmesëm për zhvillimin e këndeve të lojërave dhe identifikimin e hapësirave të reja publike në funksion të fëmijëve dhe komunitetit, megjithatë edhe pas kanë kaliuar 7 vite, gjendja vijon të jetë problematike.

Ndërsa kryeqyteti vazhdon me zgjerim të pandalshëm urban dhe Bashkia e Tiranës promovon investimet në hapësirat publike, shumë familje përballen çdo ditë me mungesën e vendeve ku fëmijët mund të luajnë të sigurt. Në shumë lagje të kryeqytetit, këndet e lojërave mungojnë, lodrat janë të dëmtuara, dyshemetë janë prej betoni dhe hapësirat publike po zëvendësohen nga ndërtimet e reja. /ACQJ

Etiketa: betonizimpark lojërashqeveriaTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
Para

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

TË GJITHA

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom