Juristi Ylli Manjani, ka komentuar deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Më tej Manjani u shpreh se, beteja kryesore që po zhvillohet aktualisht në PS është ajo mes Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt.
Sipas Manjanit në këtë betejë janë duke u hedhur shuma të mëdha parash, që palët të luftojnë njëri-tjetrin.
“Edi Rama di çdo gjë që ndodh nga përplaset e brendshme brenda PS-së. Mëson inatet e njëri-tjetrit dhe pastaj mëson se çfarë ndodh.
Sot për sot, konflikti më dominant konflikti ka qenë mes Belindës dhe Erionit. Por në të gjithë sektorët, tek të komanduarit e Ramës, ka një antipod që janë në konflikte të tilla.
Në çastin që flasim, pas kaq shumë vitesh në pushtet, këta njerëz kanë akumuluar rreth vetes së tyre, ndikim, para, njerëz, informacion. Dinë shumë për njëri-tjetrin dhe çdo njeri tjetër, e nuk guxojnë të flasin për atë lart.
Por kundër njëri-tjetrit shpenzojnë shuma marramendëse për këtë betejën kundër njëri-tjetrit. Angazhohen dhe paguhen media, portale, gazetare, sajohen intervista, krijohen lajme të rreme, pra harxhohen para për këto gjëra.
Po ta harxhonin këtë energji për diçka të mirë, do bënin një gjë më të hajrit. Por në fakt këta e kanë mendjen të merren me njëri-tjetrin. Kjo vjen në kushtet kur fillon qelbja në pushtet. Ne duhet të jemi të sinqertë se këta që qeverisin u ka skaduar koha, duhej të ishin në opozitë me thënë të vërtetën, duhej të ishin prej kohësh, duhej të ishin në vitin e 4 të opozitës.
Kur një grup politik qëndron gjatë në pushtet, sigurisht që dëmi është edhe më i marr se këta nuk llogarisin më asgjë. Shiheni me vëmendje, shifrat, 100-200 milionë e deri tek 1 miliardë, sepse Arben Ahmetaj paska folë edhe për 1 miliardë euro, tek menaxhimi i borxhit.
Tani këto janë bërë zë, nuk duan të ja dinë“, tha Ylli Manjani në Syri TV.