• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga pagesat e operacioneve, pronat, deri tek Ilir Meta, Kryemadhi i përgjigjet dosjes së SPAK-ut

13:31 : 22/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një ditë pasi Ilir Meta u arrestua për llogari të SPAK në afërsi të Kthesës së Kamzës, dhe ndaj saj u vendos masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë publikisht.

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit sot, Kryemadhi ka dhënë disa përgjigje mbi akuzat që Prokuroria e Posaçme ka bërë ndaj saj, ish-bashkëshortit Ilir Meta si dhe ndaj familjarëve të saj.

Fillimisht deputetja e Partisë së Lirisë, ka akuzuar SPAK se procesi ndaj saj është politik për shkak të denoncimeve që ajo ka bërë për inceneratorët dhe akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se qëndron pas kësaj çështje.

“Nuk kisha ndërmend ta bëja sot sepse pasi mora vendimin nga gjykata për masën e sigurisë për mua prej 167 faqesh. Nuk isha e qetë mendërisht që ta lexoja me detaje, por duke e parë me përqindjen e asimilimit për të kuptuar se çfarë ndodhte vërtet. Të gjitha pyetjet që më janë bërë në SPAK kanë të bëjnë më kallëzimin penal të Veliajt dhe jashtëqitjeve të tij në SPAK të cilat për mua nuk kanë asnjë vlerë, por për të respektuar këtë institucion, kam qenë shumë korrekte dhe përveç korrektësisë time i kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5000 faqe të dokumentuar me ekspertizë financiare që nga viti ‘95 të familjes sime, mamasë sime dhe të gjithë familajrëve të mi. Mamaja ime ka pasur 3 mijë faqe, ndërsa unë 5 mijë faqe. Kur lexoja materialin shikoja që nuk kisha përshirje të dokumenteve shkresore e ligjore që prokuroria i kishte bërë. Ky proces që ku ka nisur ka qenë politik, si rezultat i denoncimit tim për inceneratorët”, deklaroi deputetja e PL-së.

Duke folur si Monika Kryemadhi dhe jo si bashkëshorte e Ilir Metës, ajo akuzon SPAK-un për nxjerrje të sekretit hetimor.

Lexo edhe:

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

“Indinjata ime erdhi pas deklaratës së SPAK ku për shkak të këtij ambienti refraktar e mosbesues ata do të ishin më të vërtetë. Jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi dhe jo si bashkëshorte e Metës. Janë thirrur familjarë të mi, janë rrëmbyer në aeroporte, janë zhveshur dhe për hir të sekretit hetimor ne nuk kemi folur, se kemi thënë që kjo betejë do vijojë në rrugë ligjore”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Kryemadhi: Nëna ime është marrë me biznes që nga vitet 90’

Një pjesë të mirë deklaratës, Kryemadhi foli për akuzat e pasurisë ndaj familjarës së saj, ku theksoi se mamaja e saj Fatime Kryemadhi është marrë me biznes që nga vitit 1990.

Sipas deputetes, e ëma  ka deklaruar dokumentet dhe me tatime të paguara për bizneset që ka pasur.

“Më vjen keq që kjo gjë ka kaluar cakun e komunikimin normal, timin me të gjithë ata që bëhen pjesë e kësaj farse imorale. Akuzojnë mamanë time se ka blerë shtëpi 310 mijë euro, po e ka blerë, por nuk ka ardhur në Tiranë vitin 2010, ka ardhur në 1953, ka qenë mjeke, ka qenë dy mandate ndihmës gjyqtare e Sokol Binajt, ka qenë në zyrë me Valentina Leskajn.

Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blen dot një shtëpi dhe pse pas 1990 është marr me biznes, ka deklaruar dokumentet dhe me tatime të paguara. Nuk po merrem më me gjëra politike, do të merret avokatët ligjërisht. Do të kenë të gjithë parasysh një gjë karma is a bitch. Sot i kanë fëmijët e vegjël kur ti kenë fëmijët e mëdhenj, që duan ti kërkojnë ti intimidojnë dhe turpërojnë prindërit e tyre do të jenë edhe ata në këtë pozicion. Kryemadhi dhe Meta i kanë arritur gjërat vetë, nuk kanë shitur as trupin dhe as mendjen për të qenë xhelatët në duar të një grupi mafiozësh”, tha ligjvënësja e PL-së.

Kryemadhi: Kam paguar për operacionet e fëmijëve të Metës dhe timin

Akuzat për pastrim parash, sipas Kryemadhit janë fatura për operacione të shëndetit të fëmijëve, Metës dhe të saj, ndërsa mohoi operacionet plastike.

“Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrim parash operacione të Monika Kryemadhit ka cenuar nenin 279 të kodit të procedurës penale për sekretin hetimor. Ndihem e fyer kur SPAK-u gënjen kur thotë 106 mijë euro operacione. Në moshën 6 vjeç fëmija im është operuar, pasi mjekët i thanë që kishte vetëm një javë jetë. Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë asnjë shishe ujë, se edhe sot po ta pyesësh sa kushton një shishe ujë nuk e di. Kam paguar unë çdo gjë, drita, ujë. Kam qenë unë ajo që kam marrë edhe rrogën e Metës në bankë. Meta është marrë vetëm me politikë. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik se nuk do të kisha turp ta thoja. Kam bërë një mbajtje si të gjitha gratë dhe burrat sot”, tha ajo.

Kryemadhi sfidë SPAK-ut: A do t’i nxjerri  mesazhet e mia me Fugën, Ramën, Tahirin e Kodhelin?

Monika Kryemadhi akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka nxjerrë “sekrete hetimore” në njoftimin zyrtar për mediat të publikuar një ditë më parë, ku detajoheshin hetimet kundër saj dhe Ilir Metës.

“Jam e bindur që është shkruar në zyrën e Endri Fugës”, tha Kryemadhi në një konferecë për mediat. “Jam shumë kurioze dhe ta dijë a do t’i nxjerrin ato mesazhe që kam unë me Endri Fugën, me Edi Ramën, me Saimir Tahirin, me Taulant Ballën, me Mimi Kodhelin, me Milena Hariton. Megjithëse unë atë kohë, me thënë të drejtën, dashuri me ministrat e PS-së kam pasur, se me ministrat e LSI-së kam qenë në konflikt të hapur”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi se është e vendosur të vazhdojë përplasjen e saj juridike dhe politike lidhur me çështjen e incineratorëve dhe dyshimet për manipulimin e zgjedhjeve me para jolegalisht të fituara.

“Do të kemi komunikime të tjera, sepse do të studiojmë dosjen, do të përballemi në sencat gjyqësore. Do të ndjekim përsëri çështjen e inceneratorëve”, shtoi Kryemadhi.

Etiketa: akuzaEdi RamaErion VeliajIlir MetakryemadhiMonika Kryemadhispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

20:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

20:34 : 01/08/2025
AKTUALITET

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

18:36 : 01/08/2025
SPORT

Hakimi akuzohet për përdhunim në Francë, rrezikon 15 vite burg

18:34 : 01/08/2025
Ajola Xoxa në SPAK
AKTUALITET

Ajola Xoxa përdori trashëgiminë e babait për “lavatriçe parash”, kontrata fiktive për shitje pronash

15:45 : 01/08/2025
Para

U takua në qeli me kreun e PL, avokati Gjokutaj: Ilir Meta ka një "porosi" për ju!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com