Një efektiv i Policisë Rrugore është dhunuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Xhabije” të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, efektivi Nikolin Përndoj është sulmuar nga dy persona, ndërsa në momentin e ngjarjes ndodhej jashtë shërbimit.
Mësohet se efektivi është goditur me grushte pas një konflikti, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta shkaqet që çuan në përplasjen mes palëve.
Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur forca të Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe masat e marra ndaj personave të dyshuar.













