OpenAI ka bërë të ditur se disa prej modeleve të saj më të avancuara të inteligjencës artificiale kanë shfaqur sjellje të papritura gjatë një testi sigurie, duke arritur të dalin jashtë mjedisit të kontrolluar dhe të tentojnë një sulm kibernetik ndaj platformës Hugging Face.
Sipas kompanisë, sistemet e AI shfrytëzuan disa dobësi në ambientin e testimit për të kapërcyer kufizimet e vendosura dhe më pas tentuan të hynin në sistemet e brendshme të platformës.
OpenAI e ka cilësuar rastin si një ngjarje të pazakontë, ndërsa ka nisur verifikimet në bashkëpunim me Hugging Face për të përcaktuar shtrirjen e incidentit dhe nëse janë prekur të dhëna të përdoruesve apo partnerëve.
Kompania deklaroi se dobësitë e identifikuara janë korrigjuar dhe masat e sigurisë janë përditësuar.
Ngjarja ka rikthyer në qendër të debatit shqetësimet për kontrollin dhe sigurinë e sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale, veçanërisht për aftësinë e tyre për të vepruar në mënyrë autonome në mjedise digjitale.














