• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Beqajt, “dhurata” e SPAK për ditëlindjen e Ramës

10:47 : 04/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Mëngjesin e kësaj të Enjteve, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, mund të ketë qenë duke u përgatitur për t’i dërguar mesazh urimi për ditëlindje shefit të tij politik, Edi Rama.

Por, në derën e tij janë shfaqur oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët e kanë prangosur, pas një vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest me burg” për abuzim me fondet e Bashkimit Europian, gjatë kohës që Beqja ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Progamit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës nga BE (SASPAC).

Mesazhi i munguar i urimit të Beqjas duket se është zëvendësuar më së miri nga “dhurata” që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i bëri kryeministrit në ditën e 60-vjetorit të tij.

Një mendje e hollë, gati perverse, është kujdesur që arrestimi i Beqjas të bëhet pikërisht ditën e ditëlindjes së Ramës. Beqja dhe Rama njihen si miq të afërt që në rininë e tyre të hershme,  kur luanin basketboll së bashku.

Lexo edhe:

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

Arrestimi i Ilir Beqjas vjen në një moment shumë delikat për kryeministrin Edi Rama dhe reformën e tij të dështuar në sektorin e Shëndetësisë, një sektor i drejtuar për shumë vite nga Ilir Beqja.

Së fundmi, një hetim i Prokurorisë së Tiranës konfirmoi jo vetëm abuzimet e mjekëve dhe stafit administrativ me pacientët, por edhe menaxhimin skandaloz që qeveria i ka bërë sistemit spitalor në vendin tonë.

Pas shpërthimit të skandalit tek Onkologjiku, Kryeministri Rama tentoi, edhe një herë si përherë, që të hiqte përgjegjësitë nga vetja dhe t’ia ngarkonte ato mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).

Frazat e tij, të mbushura si përherë me ngjyrime, krahasime e hiperbola, nuk zbehën kurrkund faktin që devijimi i mjekëve nga misioni i tyre është pasojë e mungesave të tmerrshme të medikamenteve dhe pajisjeve mjeksorë në spitalet shqiptare.

Rama, në një fjalë që mbajti para shefave të pavioneve të QSUT në fillim të kësaj jave, numëroi shifrat e investimeve që qeveria e tij ka kryer në sektorin e Shëndetësisë.

Ai, me qëllim, përjashtoi nga fjala e tij, shpenzimet kolosale për 4 kontratat koncesionare në Shëndetësi, të cilat janë nënshkruar me vullnetin e tij, dhe të nënshkruara nga Ilir Beqja, një person për të cilin kryeministri thoshte se “nuk ka hajdut dy metra të gjatë”.

Përgjatë viteve të fundit, koncesionet e Sterilizimit, Check-Upit, Hemodializës dhe Pajisjeve Kirurgjikale kanë marrë së bashku, mbi 200 milionë euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që kjo vlerë vijon e rritet.

Ilir Beqja është i kallëzuari kryesor për këto koncesioneve dhe prej 4 vitesh SPAK-u po heton “me terezi” këto kontrata.

Ndërkohë, Ilir Beqja u arrestua nën dyshimet se ka paguar disa dreka me fondet e Bashkimit Europian në restorantin ‘G’Zona”, dikur në pronësi formale të tij dhe tashmë nën pronësi të fshehur.

E, të arrestosh Ilir Beqjan për ca fatura restoranti dhe, nga ana tjetër, “të amnistohet” ai dhe, pas tij, edhe Edi Rama, si ideatori i koncesioneve abuzive, nuk përbën as më shumë e as më pak se sa “një dhuratë” që SPAK-u i bën kryeministrit për ditëlindjen e tij.

Fati i Beqjas tashmë ishte “shkruar”. Por, rëndësi ka që të mos shkruhet i njëjti fat edhe për Ramën. Ndaj, këtu hyjnë në lojë “forca të tjera madhore”, mes të cilave SPAK-u, që arreston Beqjan për fatura restoranti dhe e ruan nga faturat qindra miliona euro të koncesioneve.

Etiketa: abuzimiarrestimiBEditëlindjeEdi Ramafondetilir beqajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
BOTA

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

09:42 : 15/08/2025
AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
Para

"Na plasi trapi"/ Braçe "shthur" gojën në Kuvend: Mbylle gojën k*rvë m*ti (VIDEO)

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com