• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Prej katër ditësh, mijëra qytetarë po protestojnë në Tiranë nën sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”. Megjithatë, në thelb të debatit nuk qëndron vetëm fati i një zone të mbrojtur si Pishë-Poro–Narta.

Në një moment kyç për procesin e integrimit evropian, konflikti po kthehet në një provë të besueshmërisë së Shqipërisë përballë Bashkimit Europian. Mënyra se si do të menaxhohet një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në vend do të tregojë nëse Shqipëria është gati të mbrojë natyrën sipas standardeve që BE u kërkon vendeve anëtare.

Evropa po vëzhgon

Pishë-Poro–Narta nuk është një zonë e mbrojtur si gjithë të tjerat. Ajo është propozuar për statusin Emerald dhe pritet të bëhet pjesë e rrjetit Natura 2000 pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye mënyra se si menaxhohet zona po shihet nga Brukseli si një test i aftësisë së vendit për të mbrojtur habitatet dhe speciet sipas legjislacionit evropian.

Në një përgjigje për DW, Komisioni Evropian tha se po i ndjek nga afër zhvillimet në Pishë-Poro–Nartë. Komisioni përsëriti se zgjatja e vazhdueshme e ligjit për investimet strategjike vazhdon të ngrejë shqetësime për ndikimet e mundshme mjedisore, veçanërisht në zonat e mbrojtura, duke theksuar se “standardet e BE-së duhet të merren plotësisht në konsideratë në këtë projekt”.

Lexo edhe:

Spital, data centera dhe resort bregdetar/ Mediat izraelite zbulojnë investimet e mikut të Ramës në Shqipëri

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

Delegacioni i BE-së: Presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë

Çështja lidhet drejtpërdrejt me Kapitullin 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, një nga kapitujt më kompleksë dhe më sfidues të procesit të anëtarësimit. Shqipëria duhet të dëshmojë se është në gjendje të mbrojë habitatet dhe të parandalojë degradimin e ekosistemeve.

Në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, si pjesë e kritereve përmbyllëse për negociimin e Kapitullit 27 mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Shqipëria pritet të harmonizohet plotësisht me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, të shfuqizojë dispozitat e papajtueshme (të miratuara përmes ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura) dhe t’i japë fund legjislacionit të vitit 2015 për investimet strategjike.

Delegacioni i BE-së në Tiranë deklaroi për DW: “Për të mbyllur Kapitullin 27 Shqipëria duhet të dëshmojë aftësinë e saj për të menaxhuar zonat e ardhshme Natura 2000, përfshirë zbatimin e masave të ruajtjes që parandalojnë përkeqësimin e habitateve dhe të specieve. Shqipëria duhet të heqë dorë nga veprime që mund të cenojnë përmbushjen e kritereve përmbyllëse dhe ne presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë.”

Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë

Për Ulrich Eichelmann, një nga ekologët më të njohur europianë dhe drejtues i Riverwatch, ajo që po ndodh në Pishë-Poro–Nartë shkon përtej kufijve të Shqipërisë. Pas më shumë se një dekade angazhimi për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe ekosistemeve të lidhura me të, ai e konsideron deltën e Vjosës një pasuri të rrallë në shkallë mesdhetare. “Delta e Vjosës është delta e fundit e gjallë dhe e paprekur në të gjithë Mesdheun” – thotë ai për Deutsche Welle.

“Është një fragment i botës siç dukej njëqind vjet më parë” – thotë Eichelmann. Për të, vlera e zonës nuk lidhet vetëm me speciet simbolike si flamingot apo pelikanët, por me mijëra organizma dhe habitate që formojnë biodiversitetin e deltës dhe që ende nuk janë studiuar plotësisht. Sipas tij, rrafshimi i dunave ranore dhe transformimi i peizazhit natyror do të çonin në zhdukjen e habitateve dhe specieve që varen prej tyre. “Nga këndvështrimi mjedisor, ky është shkatërrim i plotë” – thotë ai. Për ekologun gjerman, çështja nuk është vetëm mjedisore pasi mënyra se si po trajtohet projekti ngre pikëpyetje edhe për rrugën europiane të Shqipërisë.

“Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, kjo nuk mund të jetë mënyra se si trajtohen ekosisteme të tilla” – thotë Eichelmann.

Si nisi përplasja?

Më 30 maj, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile hynë në zonën e Pishë-Poro–Nartës për të kundërshtuar nisjen e punimeve në gadishullin e Zvërnecit. Atje i pritën gardhe, mjete të rënda dhe roje private sigurie.

Për Besjana Shehun, bashkëthemeluese e Shoqatës Ornitologjike Shqiptare, ngjarjet e 30 majit janë vetëm episodi më i fundit i një debati që ka nisur prej kohësh.

“Kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje lokale për një gardh, një rrugë apo një kantier ndërtimi, por edhe për mënyrën se si po merren vendime të tilla dhe mungesën e transparencës që i shoqëron ato” – tha ajo për Deutsche Welle.

Sipas saj, në rrezik nuk është vetëm një pjesë e territorit të mbrojtur, por integriteti ekologjik i më shumë se 18 mijë hektarëve që përbëjnë një nga korridoret natyrore më të rëndësishme në Shqipëri.

Rama mbron investimin

Në qendër të konfliktit është projekti turistik i planifikuar në gadishullin e Zvërnecit, i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner. Kompania zhvilluese ka deklaruar se investimi mund të kalojë vlerën e 4 miliardë eurove dhe të krijojë më shumë se 10 mijë vende pune. Qeveria e konsideron atë një investim strategjik për zhvillimin e turizmit elitar në Shqipëri.

Të hënën (01.06), në një komunikim publik që zgjati më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave ndaj projektit të Zvërnecit. Rama dënoi sjelljen e rojeve private të sigurisë duke e cilësuar “të neveritshme”. Megjithatë ai tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ku një protestues tërhiqej zvarrë në rërë nga disa punonjës të sigurisë, shkaktuan reagime të forta publike.

“Çfarë më duhet pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju prej vitesh?” – tha Rama. Sipas tij Shqipëria duhet të kalojë nga modeli i turizmit masiv drejt një forme më ekskluzive zhvillimi, në mënyrë që të hyjë në “Champions League” të turizmit botëror.

Kryeministri këmbënguli se statusi i mbrojtur i Pishë-Poro–Nartës nuk e përjashton zhvillimin ekonomik, duke argumentuar se bëhet fjalë për një kategori ku aktiviteti ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të bashkëjetojnë. Ai shtoi se projekti ndodhet ende në fazë procedurale dhe nuk ka marrë ende një leje përfundimtare mjedisore. /DW

Etiketa: BEintegrimShqiperiZvernec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Spital, data centera dhe resort bregdetar/ Mediat izraelite zbulojnë investimet e mikut të Ramës në Shqipëri

21:15 : 05/06/2026
AKTUALITET

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026
AKTUALITET

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

19:21 : 05/06/2026
AKTUALITET

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026
Para

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş