Nga Boldnews.al
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka mbyllur pjesën më të madhe-8 nga 13 tendera- të shpallur në fillim të Prillit 2024 dhe që arrinin në total një shifër prej rreth 200 milionë euro.
Në një vështrim të përgjithshëm duket se gara ka qenë thuajse “perfekte”. Në secilin tender është shpallur një fitues i ndryshëm.
Duket se të gjithë pjesëmarrësit janë të kënaqur. Asnjë prej pretendentëve kryesorë nuk ka dalë i humbur dhe secili ka marrë “pjesën” e tij.
Pikërisht, kjo ndarje “perfekte” e tortës 200 milionë euro të rrugëve ngre pikëpyetjet për një lloj marrëveshjeje mes kompanive ose një zgjedhje ekuilibruese nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar, që të mos ketë andralla ankimimesh ose më keq akoma, kallëzime e ndjekje penale.
“Boldnews.al” ka analizuar rezultatet e të paktën 8 tenderave, në të cilët mund të dallohen disa elementë që krijojë hije dyshimi mbi procedurat e ndjekura.
Procedurat e marra në analizë janë: (1) Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza I); (2) Zgjerimi i rrugës së Ksamilit; (3) Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VI); (4) Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VIII); (5) Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 2; (6) Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 1; (7) Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza II); (8) Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VII.
- Përjashtimi i kompanive të huaja
“Boldnews.al” paralajmëroi më herët se kriteret e përcaktuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ishin përjashtuese për kompanitë e huaja që mund të shprehnin interes për pjesëmarrje në tenderat e multi-miliona euro të rrugëve.
Në dokumentat e tenderave thuhej se kompanitë e huaja do të duhet të ekuivalentonin licencat e tyre për t’u përfshirë në procedurat tenderuese. Afati i njehsimit të licensave nga Ministria e Infrastrukturës është 38 ditë, ndërkohë që afati për dorëzimin e ofertave varionte nga 30-35 ditë.
Kjo do të thotë që asnjë kompani e huaj nuk mund të përfshihej në garë, pasi nuk do të arrinte të njehsonte licencat në kohë.
Paralajmërimi i “Boldnews.al” u konfirmua. Në tenderat “200 mln euro të ARRSH-së”, të paktën në ata të mbyllur deri më tani, nuk është afruar asnjë kompani e huaj e re. Në dokumentat e procedurave rezulton se kanë marrë pjesë degë të kompanive të huaja në Shqipëri, të cilat operojnë prej vitesh në vendin tonë.
- Dyshimet për “ndarje në tavolinë”
Pas “eleminimit” të konkurentëve të huaj, “torta 200 mln euro” do të ndahej mes kompanive shqiptare. Kryesisht, mes “fituesve të përhershëm”.
Shpallja e fituesve duket se është realizuar sipas një skeme, ku të gjithë të mbeteshin të kënaqur.
I shohim me shembuj konkret. Kompania “Fusha” shpk rezulton të ketë marrë pjesë në 6 procedurat tenderuese të marra në analizë.
Nga këto procedura, shoqëria është shpallur fituese në procedurën “Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VIII)”, me fond limit rreth 2.5 miliardë euro, duke mbledhur 267.90 pikë.
Në tre procedura të tjera, kompania “Fusha” ka rezultuar humbëse, duke mbledhur më pak pikë se fituesit (konkretisht 241.35, 247.40 dhe 243.30 pikë).
Është e paqartë se përse e njëjta kompani, me të njëjtat kushte dhe dokumenta, me ofertë herë pas here më të ulët se konkurentët, diku shpallet fituese me pikësim më të lartë dhe në tre të tjera merr më pak pikë.
Ndërkohë, në dy procedura të tjera, “Fusha” ka marrë zero pikë, pasi nuk ka pasur aftësi profesionale, staf dhe makineri, pasi i ka pasur të angazhuara në një procedurë tjetër, ku është shpallur fituese.
E njëjta situatë përsëritet me shoqërinë “A.N.K”. Kompania ka marrë pjesë në pesë procedura. Është shpallur fitues në procedurën “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VII)”, me fond limit: 2,4 miliardë lekë të reja, me 283.65 pikë.
Në tre procedura të tjera, “A.N.K” ka rezultuar humbëse, pasi ka marrë më pak pikë se fituesi (konkretisht 249.5, 259.80 dhe 254.10 pikë). Pra, me të njëjtat dokumenta dhe të njëjtin kapacitet teknik dhe me ofertë të ulët, në një tender shpallet fitues dhe në tre të tjera humbëse.
Vijojmë më tej. Bashkimi i operatorëve “G.P.G Company & VEGA” kanë marrë pjesë në katër nga procedurat tenderuese të marrë në analizë.
Është shpallur fitues në tenderin me objekt “Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 1”, me fond limit 1.9 miliardë lekë të reja. Në këtë procedurë, bashkimi i operatorëve ka marrë 266.55 pikë.
Në tre procedurat e tjera, ku ka marrë pjesë, bashkimi i operatorëve ka marrë sërish pikë (konkretisht 250.95, 245.2, 246 pikë), një pikësim më i ulët se fituesi, pavarësisht se herë pas here ka dhënë ofertën më të ulët.
Shoqëria “Alb-Star” ka marrë pjesë në tre procedura tenderuese. Në të treja ka marrë pikë, por vetëm në njërën është shpallur fituese. Konkretisht, në tenderin “Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë-Thanë (Faza VI)”, me fond limit afërsisht 2.5 miliardë lekë të reja.
Në këtë tender, “Alb-Star” ka marrë 279.30 pikë. Ndërsa në dy procedurat e tjera, shoqëria ka marrë përkatësisht 247.60 dhe 254.55 pikë, të cilat ishin të pamjaftueshme për ta shpallur fitues.
Këto raste janë domethënëse për të ngritur hije dyshimi se tenderat e ARRSH-së mund të jenë ndarë “në tavolinë”, ku secili prej pjesëmarrësve të shpallet fitues në të paktën një procedurë.
- Pjesëmarrje “fiktive”
Në 8 procedurat e marra në analizë vërehet një lloj tendence për pjesëmarrje “fiktive” në garë. Është një lloj “fiktiviteti” që duket se është mbuluar mirë.
Kompani të ndryshme marrin pjesë me të njëjtat makineri dhe të njëjtin staf në të gjithë procedurat tenderuese. Natyrisht, mund të kenë tentuar që, më së paku të shpallen fitues në një tender, ndërkohë që tek të tjerët, rrjedhimisht do të shpalleshin humbës, për shkak të mungesës së kapaciteteve.
Bashkimi i operatorëve “Bami & Curri” janë shpallur fitues në procedurën “Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës (Faza I)”, me fond limit 1.6 miliardë lekë të reja.
Ndërkohë, i njëjti bashkim operatorësh ka marrë zero pikë dhe është skualifikuar nga 4 tendera të tjerë, me argumentin se “makineritë dhe stafi janë të angazhuar në kontrata të tjera apo të deklaruara në procedura të shpallura fituese”.
Pra, “Bami & Curri” kanë konkuruar në 5 tendera, ndërkohë që plotësonte kriteret vetëm për njërin prej tyre.
Bashkimi i operatorëve “Elmazaj Konstruksion & Ndërtimi & Ndregjoni” gjenden gjithashtu në të njëjtën situatë.
Ky bashkim operatorësh është shpallur fitues në procedurën “Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza II)”, me fond limit 1.66 miliardë lekë të reja. Ndërkohë, ky bashkim operatorësh ka marrë zero pikë dhe është skualifikuar në dy procedura të tjera, për shkak se “makineritë dhe stafi janë të angazhuar në kontrata të tjera apo të deklaruara në procedura të shpallura fituese”.
TABELA E REZULTATEVE TË TENDERAVE
1. Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza I)”
Fondi limit: 1,666,361,655 lekë
Fitues: BAMI HOLDING” SHPK & “CURRI” SHPK
Pikët:
1. BAMI HOLDING SHPK & CURRI SHPK 264.15
2. G. P. G. COMPANY SHPK & VEGA SHPK & 250.95
NG STRUCTURES SHPK
3. A. N. K. SHPK 249.45
4.SALILLARI SHPK 248.40
5. ARIFAJ” SHPK & “EUROKOS HOLDING SH.P.K. 246.45
DEGA NE SHQIPERI” & “XHAST” SHPK
6. FUSHA 241,35
7. ELMAZAJ KONSTRUKSION” SHPK & 235.20
“NDERTIMI” SHPK & “NDREGJONI” SHPK
8. GECI 233.40
Të skualifikuar
9. “RSM Company” SHPK & “ 0
AURORA CONSTRUKSION” SHPK &
“DESARET COMPANY” SHPK
10. “ALB TIEFBAU” SHPK & 0
“COMPANY RIVIERA 2008” SHPK &
“BAJRAMI N.” SHPK
2. Zgjerimi i rrugës së Ksamilit
Fondi limit: 1,666,361,655 lekë
Fitues: AGBES CONSTRUKSION” SHPK & “BALILI KONSTRUKSION” SHPK & “ARTI” SHPK
Pikët:
1. AGBES CONSTRUKSION” SHPK & 258.30
“BALILI KONSTRUKSION” SHPK & “ARTI” SHPK
2. G. P. G. COMPANY” SHPK & “VEGA” SHPK & 245.2
“NG STRUCTURES” SHPK
COBIAL” & “BILGIN TAAHHUT INSAAT 235.65
MADENCILIK SANAYI VE TICARET LTD”
Të skualifikuar
3. Austria STRABAG AG” & “TREMA ENGINEERING 2” 0
4. ALBAVIA 0
5. 2 T 0
6. ARIFAJ” SHPK & “EUROKOS HOLDING SH.P.K. 0
DEGA NE SHQIPERI” & “XHAST”
7. ELMAZAJ KONSTRUKSION” SHPK & 0
“NDERTIMI” SHPK & “NDREGJONI”
8. RSM Company” SHPK & “AURORA CONSTRUKSION” 0
SHPK & “DESARET COMPANY”
9. ALB TIEFBAU” SHPK & “COMPANY RIVIERA 2008” 0
SHPK & “BAJRAMI N.” SHPK &
“AGRI CONSTRUCTION”
3. Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VI
Fondi limit: 2,488,938,322 lekë
Fitues: ALB-STAR
Pikët:
1. ALB – STAR 279.30
2. ALB-BUILDING 272.40
Të skualfikuar
3. A. N. K.” 0
4. GJOKA KONSTRUKSION 0
5. BAMI HOLDING” SHPK & “CURRI” SHPK 0
& “BE – IS SH.P.K
6. RSM Company” SHPK & 0
“AURORA CONSTRUKSION” SHPK &
“DESARET COMPANY” SHPK
4. Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VIII)”
Fondi limit: 2,499,999,994 lekë
Fitues: FUSHA
Pikët
1. FUSHA 267.90
2. “A. N. K 259.80
3. ALB – STAR 247.60
4. G. P. G. COMPANY” & “VEGA” & 246
“NG STRUCTURES
Të skualifikuar
5. ALBAVIA 0
6. GJOKA KONSTRUKSION 0
7. GENER 2 0
8. RSM Company” & 0
“AURORA CONSTRUKSION” &
“DESARET COMPANY”
5. Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 2
Fondi limit: 2,257,611,208 lekë
Fitues: COBIAL” & “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SANAYI VE TICARET LTD”
Pikët
1. COBIAL” & “BILGIN TAAHHUT INSAAT 264.15
MADENCILIK SANAYI VE TICARET LTD
2. ALB-BUILDING 235.20
3. GENER 2 226.50
Të skualifikuar
4. FUSHA 0
5. ALBAVIA 0
6. G. P. G. COMPANY” SHPK & “VEGA” SHPK 0
& “NG STRUCTURES”
7. BAMI HOLDING” SHPK & “CURRI” SHPK & 0
“BE – IS SH.P.K
8. RSM Company” SHPK & “AURORA 0
CONSTRUKSION” SHPK &
“DESARET COMPANY”
6. Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 1
Fondi limit: 1,906,685,712 lekë
Fitues: G. P. G. COMPANY” SHPK & “VEGA”
Pikët:
1. G. P. G. COMPANY” SHPK & “VEGA” SHPK 266.55
& “NG STRUCTURES”
2. FUSHA 247.40
3. GENER 2 235.65
Të skualifikuar
4. BAMI HOLDING” SHPK & “CURRI 0
5. ALBAVIA 0
6. ALKO IMPEX CONSTRUCTION” SHPK & 0
“ALKO-IMPEX General Construcion” SHPK &
“2 A Group”
7. Austria STRABAG AG” & 0
“TREMA ENGINEERING 2”
8. ELMAZAJ KONSTRUKSION” SHPK & 0
“NDERTIMI” SHPK & “NDREGJONI”
9. RSM Company” SHPK & 0
“AURORA CONSTRUKSION” SHPK &
“DESARET COMPANY”
10. AGBES CONSTRUKSION” SHPK & 0
“BALILI KONSTRUKSION” SHPK & “ARTI”
7. Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza II
Fondi limit: 1,666,528,125
Fitues: ELMAZAJ KONSTRUKSION” & “NDERTIMI shpk” & “NDREGJONI”
Pikët
1. ELMAZAJ KONSTRUKSION” & 256.35
“NDERTIMI shpk” & “NDREGJONI
2. A. N. K 254.10
3. ALB-BUILDING 253.35
4. G.P.G. COMPANY” & “VEGA” & 247.80
“NG STRUCTURES
5. SALILLARI 243.90
6. FUSHA 243.30
7. GECI 237.30
Të skualifikuar
8. ARIFAJ” & “EUROKOS HOLDING SH.P.K. 0
DEGA NE SHQIPERI” & “XHAST
9. RSM COMPANY” & “DESARET COMPANY” & 0
“AURORA KONSTRUKSION
10. ALB TIEFBAU” & “COMPANY RIVIERA 2008” 0
& “BAJRAMI N
11. BAMI HOLDING” & “CURRI 0
12. 2T 0
8. Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VII)”
Fondi limit: 2,472,508,964
Fitues: A. N. K.
Pikët
1. A. N. K 283.65
2. ALB-BUILDING 277.35
3. ALB – STAR 254.55
Të skualifikuar
4. RSM COMPANY” & “DESARET COMPANY” 0
& “AURORA KONSTRUKSION”
5. G.P.G. COMPANY” & “VEGA” & 0
“NG STRUCTURES
6. ALBAVIA 0
7. FUSHA 0
8. BAMI HOLDING” & “CURRI” & “BE – IS SH.P.K 0