• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA dëbon përfundimisht nga sistemi Kol Hysenajn

09:45 : 20/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Kol Hysenaj shkarkohet nga detyra me vendim të formës së prerë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli këtë të mërkurë lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurorit të Tiranës.

Trupa gjykuese përbëhej nga Rezarta Schuetz-kryesuese, Albana Shtylla-relatore dhe Ina Rama, Mimoza Tasi e Sokol Çomo – anëtarë.

Kol Hysenaj u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 19 Prill të vitit 2021. Vendimi erdhi pas dy seancave dëgjimore, ku u konstatuan probleme të shumta pasurinë dhe figurën e ish-prokurorit.

Fillimisht, Kol Hysenaj u përball me vetingun në Shtator 2020, kur KPK i kaloi barrën e provës prokurorit të Tiranës për një sërë problemesh në deklarimin e pasurive – përfshirë mosdeklarimin të kursimeve, të gjendjes ‘cash’ dhe bilance negative në vite që shkonin deri në 26 milion lekë, një raport negativ nga DSIK dhe sqarime për tre denoncime.  Në seancën e dytë dëgjimore, në Prill 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se nga riçelja e hetimit janë konstatuar sërish probleme për kriterin e pasurisë, ndërkohë që ndaj Hysenajt u depozituan edhe 5 denoncime të reja nga publiku.

Kol Hysenaj ankimoi vendimin, por edhe KPA konstatoi se problematikat ishin shumë të mëdha për ta rikthyer në sistem dhe la në fuqi shkarkimin e tij nga detyra.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

Kol Hysenaj është i njohur për shërbimin që i ka bërë pushtetit me dosjen “Gerron Xhafaj”. Ai dhe ish-kolegu i tij Gent Osmani përdorën Fredi Alizotin si dëshmitarë të rremë për të mbrojtur imazhin e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Emri i tij ka qenë i lidhur me korrupsionin kohë më parë. Pasi fitoi mandatin e dytë si kryeministër, Edi Rama publikoi një “listë të zezë”, ku përfshihen 100 zyrtarë në poste të ndryshme të akuzuar nga qytetarët për korrupsion. Pjesë e listës ishte edhe Kol Hysenaj. Pas kësaj, ai u shkarkua si drejtues i prokurorisë së Korçës nga kreu i kohës së ish-prokurorisë së Krimeve të Rënda për ta kaluar në akuzën e Tiranës, ku edhe u vu në shërbim në pushtetit në çështjen “Geron Xhafaj”.

Etiketa: kol hysenajkpakpkveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

15:39 : 18/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

09:33 : 18/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

11:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025
Para

Tronditëse në Shkodër! Gjenden mbetje kockore të djegura në një gropë qymyri

TË GJITHA

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025

Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë

15:23 : 27/07/2025

“Kamikaz”/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë

15:06 : 27/07/2025

Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

14:54 : 27/07/2025

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

14:35 : 27/07/2025

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

14:31 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com