• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta politike/ Jo vetëm me kartona. Maxhoranca e Ramës përdor policinë kundër opozitës

15:28 : 08/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Kryeministri Edi Rama në parlament gjatë seancës së 20 Nëntorit

Kryeministri Edi Rama në parlament gjatë seancës së 20 Nëntorit

Përveç forcës së kartonit, mazhoranca duket se po përdor edhe institucionet ligjzbatuese ndaj opozitës, që prej javësh ka nisur një aksion kundër qëndrimit të shumicës, me argumentin se po u shtyp të drejtat kushtetuese.

Policia e Tiranës ka nisur një procedim penal lidhur me tensionet e seancës së fundit parlamentare, kur deputetët e opozitës vijuan aksionin e bllokimit të zhvillimit normal të punimeve.

Burime zyrtare nga policia konfirmuan se procedimi është regjistruar për veprat penale të shkatërrimit të pronës dhe përdorimit të lëndëve piroteknike, ndërsa materialet janë referuar më pas në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Tre ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi hetimin e deputetëve të opozitës nga prokuroria.

“Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg”, shkroi ai në një postim në “FB” pas seancës plenare të së hënës, e shoqëruar gjithashtu me tensione.

Lexo edhe:

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Më tej, bashkë me apelin ndaj prokurorisë për veprim, ai zbuloi se për zhvillimet në parlament janë nisur edhe më herët procedime nga policia që janë referuar më pas në prokurori.

“Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrsesi, duke përfituar apo duke u fshehur pas imunitetit”, u shpreh ministri i Brendshëm, që ka nën varësi institucionin e policisë.

Goditje me projektligje

Opozita kërkon ato që i quan të drejta kushtetuese, si krijimi i komisioneve hetimore apo përzgjedhja e lirë e ekipit përfaqësues në komisionin e reformës zgjedhore. Me këtë argument ka nisur atë që e cilëson “mosbindje civile” e deputetëve, lëvizje e paralajmëruar të shtrihet edhe jashtë Kuvendit.

Megjithatë, përballë ka një mazhorancë që jo vetëm nuk po bën lëshime, por po kundërpërgjigjet ndaj aksionit opozitar.

Veç nisjes së procedimeve penale nga policia dhe thirrjeve publike për angazhimin të prokurorisë kundër deputetëve të opozitës, mazhoranca ka ndërmarrë dhe një sërë nismash që janë vlerësuar gjerësisht se shkojnë në dëm të opozitës.

Në fund në Nëntorit, deputetja socialiste Ermonela Felaj depozitoi një projektligj, përmes të cilit mazhoranca synon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si edhe të zhvillojë seanca të mbyllura me pretendimin e mbrojtjes së sekretit tregtar, atij shtetëror dhe moralit shoqëror.

Një tjetër nismë e ngjashme është ndryshimi i rregullores së Kuvendit, që synon në thelb ashpërsimin e masave disiplinore ndaj deputetëve. Me ndryshimet e reja, tashmë parashikohet që përjashtimi për deputetët nga punimet e Kuvendit të shkojë deri në 60 ditë, nga 10 ditë që është aktualisht maksimumi.

Nismat kundërshtohen nga opozita. Pavarësisht tyre, kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se aksioni opozitar nuk do të ndalet deri në rrëzimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama.

Etiketa: kuvendparlamentPDpoliciaps

Lajme të lidhura

BOTA

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
Para
Foto ilustruese

Qukës - Banorët protestë për amortizimin e rrugës

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com