Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Laçit, në Kurbin.
Sipas informacionit të policisë, rreth orës 03:30, një sasi e dyshuar tritoli ka shpërthyer në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit me iniciale Gj. L.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi motivet e mundshme të këtij akti, ndërsa priten informacione të tjera në vijim të hetimeve.














