• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati “zbërthen” klithmat e Ramës: Dënoi më shumë Kurtin dhe Kosovën sesa Serbinë

21:40 : 12/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Andi Bushati, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që dënon sulmin në veri të Kosovës.

Bushati that se rezoluta e miratuar me dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës është një lajm pozitiv, pasi Parlamenti nuk u përça për një çështje të rëndësishsme, por kompromisin e arritur, duke hequr dorë nga fajësimi direkt i Serbisë dhe duke përdorur rezolutën e Parlamentit të Kosovës për ta dënuar indirekt atë, e konsideroi “qesharake”.

“Rezoluta në versionin final është deri diku korrekte. Por, për të arritur këtu është interesante të shihet procesi, se si u arrit. Kishim dy palë që u zunë ashpër për një pikë. PD dhe opozita kërkonte që rezoluta të dënonte sulmin kriminal nga Serbia. PS kishte një draft tjetër rezolutë që kërkonte të dënohej sulmi kriminal i organizuar nga nuk dihet se kush. Pra socialistët refuzonin të tregonin më gisht Serbinë. Retorika e opozitës ishte, ne nuk mund të jemi mbrapa Kosovës, sepse Kosova e ka treguar me gisht Serbinë.

Këtu u arrit kompromisi “kinez”, siç thoni ju, pra në rezolutën e Parlamentit të Shqipërisë, të mos dënohej në mënyrë eksplicite Serbia si organizatore, u gjet një truk dhe në nenin e parë u tha biem dakord me Kosovën, se Kosova e dënon sulmin e Serbisë. Pra në njëfarë mënyrë u kënaqën edhe këta të Rilindjes, që nuk duan ti prishin qejfin Vuçiçit, u kënaq edhe opozita sepse gjeti alibinë, që i referohemi Kosovës, që ka treguar me gisht Serbinë.

Është lajm i mirë që Parlamenti gjeti konsensus dhe nuk u përça për çështjen e Kosovës, por truku që u përdor është pak qesharak”, deklaroi Bushati.

Lexo edhe:

FIFA përditëson renditjen, njihuni me pozicionin e ri të Shqipërisë dhe Kosovës

“Kurbani” i mandatit të radhës

Ndërkohë, fjalimin e acaruar të kryeministrit Rama, Bushati e konsideron “alla Fidel Kastro” për nga kohëzgjatja dhe nënvizon tre momente kyçe se si ai e përdori për të goditur më shumë Kosovën dhe Albin Kurtin sesa Serbinë që është agresori.

“Më bënë përshtypje tre gjëra nga fjala e Ramës. E para, kishim një Parlament që ishte mbledhur për të nxjerrë një rezolutë, për të dënuar Serbinë. Në fjalimin e Ramës u dënua Kosova dhe Albin Kurti dhe kritikët e tij në Kosovës. Pra edhe në një Parlament që mblidhet për të goditur Serbinë, Rama e shfrytëzon për të goditur qeverinë e Kosovës dhe kritikës e tij në Kosovë. I kushtoi në fjalimin alla Fidel Kastro, 1/3 e kohës, njerëzve që e shajnë nëpër rrjetet sociale. Një njeri që kontrollon thuajse gjithçka në Shqipëri, do të kontrollojë edhe facebook-un e atyre në Kosovë. Deri këtu arrin mania.

E dyta, është ideja që Rama e mbrojti gjatë, se përse duhet KFOR në veri? Tha shumë argumenta, që KFOR është çlirimtari, etj. Nuk dha përgjigje, nëse është kaq i mirë KFOR për Kosovën, atëherë pse e do edhe Serbia në Kosovë? Rama po kërkon fiks të njëjtën gjë që do presidenti serb. Ose duhet të pranojnë që Rama e ka gabim, ose që Vuçiç do të mirën e Kosovës.

E treta, bëri paralelizëm, që është injorant historikisht, duke krahasuar Kosovën me Palestinën dhe që është i padrejtë moralisht. Tregoi atë fabulën që tregon, se kur ishte Klintoni më tha ‘po nuk e bëtë si Arafati do të përfundoni si Palestina’. E para, Kosova nuk është si Palestina sepse është shtet. E dyta, po të shohësh dëshmitë e marrëveshjes së munguar të Klinton midis Barak dhe Arafat, këshilltarët e Klinton e thonë vetë se faji nuk ka qenë vetëm i palestinezëve. Mos arritja e marrëveshjes, ishte edhe i izraelitëve. Pra, nuk është aq e thjeshtë sa e bën Rama Rama përsërit idenë se asosacioni është themelor, pikërisht tani pas Banjskës, kur edhe komuniteti ndërkombëtar kanë filluar të shtohen zërat, që a ka kuptim të bëjmë asosacion për t’ja dhuruar tipave si Radojçiç?”, tha ndër të tjera Bushati.

Etiketa: BushatifjalimiKosovaKurtikuvendRamaserbia

Lajme të lidhura

SPORT

FIFA përditëson renditjen, njihuni me pozicionin e ri të Shqipërisë dhe Kosovës

20:18 : 10/09/2025
AKTUALITET

“Kurbani” i mandatit të radhës

20:17 : 10/09/2025
AKTUALITET

PD dhe PS do të mbledhin nesër grupet parlamentare

18:11 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mbyllet mbledhja e Kryesisë së PD, opozita vendos të shkojë në Parlament/ Çfarë u diskutua

15:20 : 10/09/2025
RAJONI

LVV i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për nënkryetarin serb

14:18 : 10/09/2025
SPORT

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

22:58 : 09/09/2025
Para

EMRI/ Aksidenti i “çmendur” tek diga e Liqenit, arrestohet kushëriri i Vis Martinajt

TË GJITHA

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

23:19 : 10/09/2025

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

23:00 : 10/09/2025

Horoskopi, e enjte, 11 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 10/09/2025

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

22:39 : 10/09/2025

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025

Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem

22:21 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com